Në këtë kullë të hershme, sipas traditës familjare rreth 400 vjeçare, ka lindur kleriku patriot, dom Zef Oroshi (Çoku). Dom Zefi, ishte klerik katolik, intelektual e atdhetar i shquar. Themelues i kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York. “New York Times” e konsideron dom Zef Oroshin; “si pionier të bashkimit të shqiptarëve pa dallim feje”. Kohët e fundit kulla është restauruar nga Preng Çoku me djemtë e tij. Mirdita dalëngadalë po i kthehet identitetit kombëtar, me hapa shumë të ngadaltë por shumë të sigurt.Para disa ditësh u përfunduan punimet për restaurimin e Kullës ku ka jetuar dhe punuar një kohë Àt Gjergj Fishta.Kishin kaluar shumë vite dhe është shkruar në shumë gazeta dhe mjete tjera të informimit deri sa erdhi tek restaurimi i Kullës së Àt Gjergj Fishtës, ku një meritë të padiskutushme në këtë restaurim e ka historiani Paulin Zefi.

Por restaurimin e Kullës së Preng Çokut ku lindi atdhetari i devotshëm i Shqipërisë Etnike, prifti i cili ishte krahu i djathtë i Kapidan Mark Gjon Markut në luftën antikomuniste Monsinjor Zef (Çoku) Oroshi i cili përveç që i udheheqi luftën antikomuniste ai e dha një kontribut të çmuar edhe në përpjekjet e pandërprera për ta rrëzuar regjimin komunist si dhe në ndërtimin e Kishës madhështore në Amerikë, u restarua në menyrë të shkëlqyeshme nga Preng Çoku dhe djemtë e tij.Me këtë rast u jemi shumë falënderues Preng Çokut i cili arriti që ta bëj restaurimin e kësaj kulle me vlera të mëdha e cila lindi dhe rriti Monsinjor Zef Çokun i cili në botën shqiptare është i njohur me emrin Monsinjor Zef Oroshi.Shoqata “Trojet e Arbrit “që tani më është bërë zëri i atdhetarizmit shqiptar në promovimin e vlerave kombëtare ka marrë vendim që në shenjë respekti për këtë atdhetar të madh në korrikun e vitit 2021 të mbanë sesionin e pestë të veçantë shkencor me temën mbi jetën dhe veprën e Monsinjor Zef Oroshit pikërisht në Kullën ku ai u rrit dhe u burrërua në Kaftallë të Mirditës.

Në këtë sesion shkencor do të ligjerojnë studiuesit shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Do të bëhet edhe inaugurimi i kullës së restaurauar nga Preng Çoku dhe djemtë e tij.Aty do të krijohet edhe një muze mbrenda kullës ku do të mblidhen gjerat personale të Monsinjor Zef Oroshit, duke filluar nga veladonët, e duke vazhduar me të gjitha botimet e librave,gazetave, fotografive të aktiviteteve të ndryshme kombëtare, ku do të punohet që të ndertohet po ashtu një bust i Monsinjor Zef Oroshit.

Restaurimet e tilla siç është kjo e Kullës së Preng Çokut që e ka bërë ai me familje i japin nderë dhe krenari Mirditës.Edhe më krenar është fakti se mirditorët një pjesë e mirë kanë filluar të vetëdijësohen në përkrahjen dhe vendosjen në vendin e duhur të figurave atdhetare mirditore që luajtën rol të rëndësishëm në luftën antikomuniste.Pas restaurimit të këtyre dy kullave në Mirditë e ka radhën ndërtimi i Kullës së Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit.Kjo kullë e cila u djeg dhe u shkatërrua nga pansllavistët komunist është ende ndër rrënoja.Këto rrënoja i thërrasin mirditorët se i kanë borxh që secili mirditor qoftë në Mirditën e sotme apo mirditorët jashtë Mirditës që ta ngrisin këtë kullë historike dhe ta shënderrojnë në Muze gjithëkombtarë ku do të vizitohet nga të gjitha viset etnike shqiptare si shenjë e rezistencës gjashtëshekullore të Mirditorve.Monsinjor Zef (Çoku) Oroshi hyn tash në histori si njëri ndër priftat e rrallë i cili i rezistoj ushujzës së kuqe komuniste edhe me armë në dorë luftoj e nuk u dorëzua asnjëherë.