Isha krejtësisht i vetëm. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur mbrëmë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Haradinaj thotë shprehimisht se “presionin më të madh, në të gjitha gjuhët, përfshirë anglishten, e ka patur nga Edi Rama”.

Duke rrëfyer për samitin e Berlinit Haradinaj madje ka shtuar një detaj që dëften shumë për karakterin e Ramës: “Ai mi bënte këto kërkesa në gjuhë të huaj që ta dëgjonin edhe të tjerët se ishte kundër meje”.

Atëhere kujt Rame ti besojmë, atij që flet për patriotët, apo atij që do të shtiret ndryshe tek liderët perendimorë?.