Nga Sali Berisha

Miq, kete vit Krishtlindjet u kremtuan ne kushtet e nje pandemie, e cila njelloj si nje diktature ka dhunuar jeten, shendetin dhe lirite e dhjetra miliona qytetareve ne mbare boten dhe ne Shqiperi.

Por besimtaret e krishtere shqiptare dhe miqte e tyre te besimeve te tjera festuan keto Krishtlindje perveçse ne kushtet e pandemise edhe nen rregjimin e nje Antikrishti te vertet.

Ky bir mekati, naten me te shumpritur nga besimtaret e krishtere zuri per vehte me ore te tera ekranet televizive me trillime, genjeshtra dhe mashtrime, per te shpelare krimet e veta dhe te te atit te tij xhelat, ne vend qe ato ti kushtonin ato ore lindjes se Krishtit Mbret, profetit te te gjitha besimeve te medha te njerezimit, ngjarjes me te madhe ne historine e qyteterimit perendimor.

Edvin Kristaq Rama si nje Antikrisht i gjalle, ne instinktin e tij ateror te urrejtjes ndaj besimeve fetare, zgjodhi pikerisht naten e Krishtlindjes per te vendosur ndalim qarkullimi kastile per te penguar zhvillimin e Meshes ne oren e lindjes se Jezusit-Mbret.

Ky kriptopagan qe ne vitet e pushtetit ka per Zot dhe Hyjni vetem parane nderkohe qe nderhyri ne oren e bekuar te Meshes se Lindjes te Hyijt mbajti te hapura gjithe naten pubet e Arben Malavites, miqve dhe pagatoreve te tij ne mbare vendin.

Miq, ne keto Krishtlindje njelloj si 42 vjet me pare eshte aktuale thirrja e Papa Gjon Palit te Dyte, tani Shenjti Gjon Pali i Dyte, ne Homeline e Meshes se Tij Inagurale “Be not afraid” mos u trembni.

Prandaj dhe ju ftoj te dashur miq te tejkalojme çdo frike dhe te ngrihemi ne lartesine e guximit tone dhe te shporrim me 25 prill Antikrishtin shqiptar, Edvin Kristaq Hajdutin, pushteti i paligjshem i te cilit eshte ngritur mbi dhunimin e votes, drogen dhe krimin. sb