Real Madrid ka fituar 3-2 në “Santiago Bernabeu” kundër Huesca-s së vendit të fundit në javën e 29-të të La Liga-s.

Takimi ka filluar me dy Zidane në radhët e madrilenëve. Duke parë se “Zizou” ka vendosur t’ia besojë portën djalit të tij, Luca. Ai ka qenë me të vërtetë i pafat në të dy golat e pësuar.

Tri minuta i janë dashur miqve për të kaluar në avantazh. Por Isco ka kthyer ekuilibrin në të 25-ën, duke shënuar dy gola! Në dy ndeshjet e luajtura pas rikthimit të Zidane në stol, një më shumë se në 16 takimet e mëparshme.

Madrilenët kanë arritur të përmbysin rezultatin në të 62-ën me Ceballos. Etxeita ka barazuar 2-2 me një goditje me kokë brenda zonës së rreptësisë. Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Karim Benzema ka realizuar golin e fitores në minutën e 89-të. Gol i realizuar me një të djathtë perfekte.

Real mbetet në vendin e tretë me 57 pikë, dy larg Atletico Madrid-it të vendit të dytë dhe 12 larg Barcelona-s kryesuese.