Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë, njoftuan dy vendet të hënën, dhe do të ketë një takim me Presidentin rus Vladimir Putin. Takimi i pritshëm ka shkaktuar shqetësim në Perëndim për shkak të një marrëveshjeje të mundshme për furnizimin me armë për Moskën, duke e ndihmuar kështu në luftën që po bën në Ukrainë.
Një deklaratë e shkurtër në faqen në internet të Kremlinit thotë se vizita po bëhet me ftesën e Presidentit Putin dhe do të ndodhë “në ditët në vazhdim”. Kjo u njoftua edhe nga organi zyrtar koreanoverior, Agjencia e Lajmeve Qendrore Koreane (KCNA), e cila konfirmoi se dy udhëheqësit do të takoheshin, por pa dhënë detaje për vendin dhe kohën e takimit.