Kim Kardashian i ka kaluar muajt e fundit duke lexuar për sistemin e drejtësisë penale, teksa po përgatitet për fëmijën e saj të katërt që pritet të vijë në muajin maj falë një nënë surrogate, por pyetja që ka qarkulluar më së shumti në Instagramin e saj kohëve të fundit lidhet me një kanditaturë të mundshme për postin e presidentes së SHBA-ve në vitin 2020.

38-vjeçarja i është përgjigjur më në fund pikëpyetjeve të fansave duke thënë se diçka e tillë nuk do të ndodhte dhe arsyeja ishte axhenda e saj mjaftueshëm e ngjeshur. Kim i ka treguar “The New York Times” se as ajo nuk e ka idenë si thashethemet për një kandidim të mundshëm të saj u përhapën aq shpejtë, teksa shtoi se ajo nuk ka kohë për tu marrë me gjëra të tilla.

Përpos kësaj ylli i Instagramit mendon se të jesh presidente duhet të jetë puna më stresuese në botë.

“Duhet të jetë puna më stresuese në botë dhe nuk mendoj se është puna që bën për mua”, tha Kim Kardashian.