Menjëherë pasi u publikua lajmi se “kërcënohet jeta e liderit të opozitës, Lulzim Basha”, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje.

Mësohet se Meta ka thirrur në zyrë drejtorin e SHISH, Helidon Bendo dhe Komandatin e Gardës së Republikës.

Takimi urgjent është thirrur nga presidenti, i cili ka kërkuar informacione në lidhje me takimin që ka bërë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me badigardin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.