Nga Gjyla Çeliku

Edi Rama, në çfarë baze arsyeton urimin tënd të festave të fundvitit me ironi, sharje dhe arrogancë?

Nuk ironizohet populli në festa ku paqja duhet të dominojë dhe nuk tradhëtohet populli me intriga që tradhëtari të përfitojë! Ti bie në kundërshtim me thëniet e tua të shenjëta që i poston çdo ditë por nuk i realizon në praktikë.

Edi Rama në çfarë baze fton ti Kosovën në tryezë t’i përgjërohet Serbisë për masakrat, përdhunimet, gjakun e dëshmorëve, nënave dhe grave të veja, fëmijëve jetima, të cilat ia shkaktoi Serbia? Apo pse ti ke dëshirë të realizosh premtimet e tua prosllave padronëve që të kontrollojnë?!

Të kuptoj që nuk na kupton neve shqiptarëve që akoma jemi të diskriminuar, sepse ti na quan maqedons dhe të kuptoj që nuk e kupton edhe shtetin e Kosovës sepse ti nuk ke qenë i sunduar dhe masakruar, por i shitur dhe trushkalluar. Në shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kemi jetuar me shpresën në ju, por ju qenkeni trashëgimtari i Titos dhe ne këtë nuk e tolerojmë!

Të vraftë loti dhe dhimbja e çdo nënë që akoma lotët nuk i ka tharë dhe dhimbja e çdo gruaje e fëmjësh që sonte festojnë sofrën me dhimbje dhe duke qarë.

Nëse mendon ti që je faktori që vendos për fatin e Kosovës, dije që ti je politikani më injorant me shpirtin prej tradhëtari dhe artist i dështuar në profesion dhe i transferuar në “MiniTito” modern në politikë.

Jo, ti nuk vendos për fatin e Kosovës!

Ti je shumë i vogël karshi historisë së Kosovës dhe sakrificës së popullit për Kosovën!

Kosova nuk vrau, nuk masakroi, nuk përdhunoi, nuk diskriminoi, ndaj s’duhet t’i vijë në tavolinën e “MiniTitos” që ti përfaqëson, por është Serbia që duhet të kërkojë falje, t’i dëgjohet zëri dhe të bëjë atë që ti kërkon ta bëjë Kosova!