Ish-kryeministri i tha publikisht Bashës të përgatitet për luftë globale kundër qeverisë, shumë herë më të ashpër se ajo e vitit të kaluar.
Duhet të pregatitet për atë që quhet All Out War. Luftë globale kundër kësaj qeverie. Të gjitha mjetet e mosbindjes civile për rrëzimin e kësaj qeverie. Të shpëtojë Shqipërinë nga COVID-19 diss, shumë herë më i keq. Duhen përballje shumë herë më agresive se ato të 2019. Nëse vitin e kaluar ikte në Skrapar e Mokër, këtë vit të merren masa që Rama mos vijë në qeveri. Të gjithë të japin ndihmesën e tij e tij, janë të gjithë të mirëpritur në opozitë
Çdo politikan ka të drejtë, dhe grup politikanësh kanë të drejtë për sistemin ligjor që besojnë më shumë. Unë kam mbështetur plotësisht angazhimin e opozitës në Reformën Zgjedhore. Në 15 detyrat e ngarkuara nga BE, Samiti i BE vetëm 1 prej tyre ka të bëjë me pjesëmarrjen e opozitës. E pafalshme që opozita t’i jepte Ramës shansin që ta akuzonte se nuk po merr pjesë në Reformën Zgjedhore. Këto ndryshime ligjore ai po i varros me kanabizimin e Shqipërisë. Në prani të përfaqësuesit të BE, në Ditën e Europës pafytyrësisht shpalli kanabizimin, kanabizimi është varrosja e zgjedhjeve. Opozita të marrë çdo masë për të përmbysur sa më parë pushtetin e qeverisë mbi krimin dhe drogën. Revolucion në rrugë, dhe pastaj në zgjedhje”, nënvizoi Berisha.