“Tanku” i diktatures vuri nen zinxhiret e tij te tmerrshem mijera e mijera njerez te quajtur “shkeles te ligjit”. ATA qe dje kishin “tankun” ne dore, sot jane ne pushtet, ne opozite, ne media, neper fakultete, kryetar degesh, drejtore, ministra, ish-ministra. ATA te tankut te djeshem sot e konsiderojne veten si “tornadot” e demokracise.
Gramoz Ruci nga “tanku i diktatures” dje, sot eshte “tornado i demokracise”. Gramozi eshte aty fal demokracise tone e cila u krijua nga “tankistet” e djeshem. Sot “takinstet e diktatures” te kthyer ne “tornadot e demokracise” hane, pine, ngazellejne, dalin ne media, lepijne kockat, e te lincojne pse thua te verteten etj etj. Kurse ata qe hengren zinxhirin e tankut ne kurriz i ke rrugeve te Tiranes, ne nje pritje te deshperuar per te ikur nga kjo bote.
Teksa shikon me keqardhje “babilonine” e pafund te ketij sistemi, te krijuar nga “tankistet e diktatures”, te duket vetja sikur lufton, si Don Kishoti, me mullinjt e eres, te duket vetja si nje “kukull” ne teatrin dramatik te mafiozeve. Personalisht kam pasur fatin per te pare shume dosjet ne te gjitha arkivat e shtetit madje dhe ato “top sekret”. Ne ato vite kisha nje ndjenje te forte, per te zbuluar ata qe dikur ishin “tankistet e diktatures” dhe si me magji ishin kthyer ne “tornado te demokracise”. Nuk kisha si synim fotokopjimin apo marrjen e atyre dokumentave, qe me pas ti perdorja si kercenim per ata qe nuk paguanin apo nuk na jepnin poste.
F.M. Dostoyevsky i pershkruan shume bukur “tankistet e diktatures” te kthyer ne “tornadot e demokracise”. Ne nje nga doreshkrimet e tij ai shkruan:
“Në një kohë të turbullt, luhatjesh ose tranzicioni shfaqen kudo e gjithmonë ca palo njerëz.
Unë s’e kam fjalën për ata që vetquhen “përparimtarë”, të cilët shpejtojnë gjithnjë, para të tjerëve (ky është kujdesi kryesor), ndonse
shpesh shpejtojnë për një qëllim të marrë, por të përcaktuar mirë.
Jo, unë e kam fjalën për fundërina. Në çdo kohë tranzitore dalin në sipërfaqe e ngjiten lart këto fundërina, që ekzistojnë në çdo shoqëri, të cilëve nuk u mungon vetëm qëllimi, por edhe aftësia për të menduar dhe që shprehin me gjithë forcën e tyre nervozizëm e padurim. Këto fundërina, pa e ditur vetë, bien e vihen nën komandën e një klike të vogël “përparimtarësh”, që veprojnë sipas një qëllimi të përcaktuar; kjo klikë i drejton këto fundërina aty ku i duhet, ndonse kjo klikë ndodh të jetë e përbërë edhe prej idiotësh të vërtetë… Dhe
mendjet më të ndritura habiten e bëjnë
pyetjen: Si ia lejuan vetes të mashtrohen
prej tyre?”.
Meqense sot pash shume miq qe kishin publikuar foto per 2 prillin. Me te drejte kishin drejuar gishtin nga Ruci i cili eshte dhe aktori kryesor ne kete masaker. Po ju them se ne parlamentin e ardhshem do jete deputet nen siglen e PD-se nje njeri qe ne vitet 85 i shkruante me ngazellim Gramozit si nje udheheqes i forte dhe madheshtor. Madje ky tipi qe vjen nga nje familje me lidhje te forta me sigurimin e shtetit sot ligjeron si nje “tornado demokracie”. Per emrin mos pyesni do nxjerr te gjithe dosjen e tij pasi te behet deputet.
Por le ti kthehemi dhe nje here pyetjes se Dostoyevskit i cili pyet. “Si ia lejuam vetes te mashtrohemi prej tyre?” Kesaj pyetje NE nuk mund ti pergjigjemi kurre. Pasi “tankistet e diktatures” e fshehen pergjigjen e kesaj pyetje dhe e bene duke perdorur disa nga NE qe na kapi “zinxhiri i tankut” komunist. Tani keto plerat tona qe u bene “qent” e “tankisteve te diktatures” ligjerojne me barkun plot. Marrin direktiva nga kodoshet e politikes te cilet kujtohen vetem kur ka zgjedhje apo duan votat e tona.