Ilirjan Blloshmi

Evi Kokalarin nuk e kam takuar asnjë herë në jetën time. Emrin e saj për herë të parë e kam dëgjuar para disa vitesh në një aktivitet që kishte të bënte me shit-blerjen e pronave. Ose sic kemi qef ne shqiptarët e diaspores ta quajmë Real Estate.

Dje Evi për interesat e një grupi njerzish ishte marrë me mua. E lexova shkrimin, përkufizimi i Evit ndaj meje ishte copy paste i përkufizimit që një antar i këshillit të Vatrës i ka dërguar para ca kohësh kryesisë së Vatrës për përjashtimin tim nga Vatra.

Kur lexova këtë përkufizim, vendosa të mos përgjigjem. Por kur pash se ju zonje/zonjushë dhe një grup shëllirash që të bëjnë fresk keni vazhduar të merreni me mua.

Do ju them dy fjalë, horizontalisht dhe vertikalisht.

E para.
Të të informoj pak. Nyja 6 në kanunoren e Vatrës thotë: “Çdo shqiptar prej soj që rron në SHBA, që është 18 vjec e lart, që ka sjellje të mirë dhe që është normal nga nga mëndja munt të kërkojë të bëhet antar i Vatrës.”
Pra askush nuk më ndalon mua të jem antar i Vatrës apo në strukturat drejtuese. Por ju zonjë/zonjushë nuk i dini këto gjëra sepse keni qëndruar larg komunitetit Shqiptar gjatë gjithë kësaj kohe.

Tani që të thirrën nën armë, po na kërkon llogari sesi duhet të sillemi ne. Gjithësesi unë nuk kam folur asnjë herë në emrin e Vatrës për punë politikë. E dini Pse? Nëse nuk ta kanë shpjeguar ata që të nxitën të merresh me Vatrën. Po ta shpjegoj unë.

Nyja 5 e kanunores së Vatrës thotë: “Vatra nuk duhet të merret me politikë”.
Pra praktikisht ajo kërkesa juaj zonjë/zonjushë që Vatra të mbështese Berishën bie ndesh me kanunoren e saj.

Tani dhe dy fjalë për anti-Berishizmin tim!

Me keni quajtur anti-Berishist. Po është e vertetë që jam anti-Berishist ashtu siç jam dhe anti-Bashist. Jam anti-Berishist sepse; shtresën nga cila vij unë Berisha nuk e ka përkrahur kurrë. Jam anti-Berishist sepse Saliu shkatërroj cdo strukturë të PD-së për të bërë kryetar Lulzim Bashën. Po ju dhe shëllirat që të bëjnë fresk në atë kohë heshtët.

Tani meqënse jemi të gjithë anti-Bashiste. Kur unë kam folur kundër Bashës dhe strukturave drejtuese të PD-së. Dritan Petraq Mishto, në atë kohë drejtues i Vatrës. Në kundështim me kanunoren e Vatrës bënte takime me Bashën në Vatër. E të gjithë këta “anti-Bashistët” e sotëm në atë kohë e hidhnin stërkalën e jargës 6 feet për një foto me Bashën.