Dje Shqipëria dhe shqiptarët treguan se jo vëtëm nuk ka mësuar gjë nga historia, por janë ende në shërbim të së keqes me vullnet dhe nënshtrim si gjithë historia shqiptare, përtej rrahgjoksjes “jem Ilira jem te Teuta . . .!” , është pajtim-nënshtrimi historik ndaj sundimeve dhe sunduesve si mungesë e koshiencës kombëtare, dinjitetit kombëtar dhe primitivizimit-folklorik.

Dje në Tiranë u përurua në mënyrë gjysëm të fshehtë me “flamujt e gjysëm hënës”, në një marshim nga sheshi Nën Tereza tek Kodrat e Liqenit, monumenti i viktimave të “grushtit shtetit në Turqi”?!!.. Në të njëjtën kodër ndodhen bustet e vëllezerve Frashëri dhe marathonomakut të pavarsisë , lëvruesit dhe kontribuesit të gjuhës dhe alfabetit Faik Konica.

Kryeministri inaguroi bizneset e korrupsionit në Durrës, pa thënë asnjë fjalë për GËLBAZËN që hodhi mbi monumentin e Frashërlijve dhe Faik Konicës. Ky KM “oksidental i madh” që citon Konicën, po e bën Atë të dal nga varri ku e riatdhesuan sipas amanetit që i la Lamçes së vogël, Sefullah Malishovës, për ti rikthyer eshtrat në atdhe, të ngrihet nga varri dhe të rikthehet në varrin bosh në Forest Hills Cemetery në Boston pranë bashkëpuntorit tij Fanoli.

Kryeministri, për këtë turp kombëtar që bëri dje me inagurimin e monumentit për viktimat e grushtit të shtetit të stisur nga diktatori Erdogan, meqë citon Konicën, po i citoj atë ç’ka shkruante Konica, në numërin katër të Albania në shkrimin me titull, “Armiqtë e Shqipërisë”! Kjo ndoshta do të bëjë që mos t’a ndyej më emrin e Konicës dukë e pëmendur si mbulesë oksidentale!

“Prej këtyre faqezinjëve le të marrim sot ata që punojnë peër Halldupin, Turkomanët, dhe le t’u themi dy fjalë: ” Juve s’kini mend që të kuptoni ç’është mëmëdheu, s’kini shpirt që të ndjeni bukurirat e Shqipërisë, s’kini zëmbërë që t’u vijë keq për sa vuajnë të mjerët shqipëtarë, – po kini barkun miaft të gjërë dhe u ka ënda për të ngrënë nat’ e ditë: Andaj u pyes , ku keni për të gjetur bukë kur të ngjallet – se ka për t’u ngjallur – Shqipëria? Sa kini, sa nuk kini, stati shqipëtar ka ju a ka për të rrëmbyer në emër të kombit: do të jini të ndjekur si ligëtarë, dhe Halldupi – me mos pasur nevojë prej jush – do t’u lëshojë pa bukë. Juve që sot rroni me pagimet e tradhëtisë, ahere do lipni po nuk do t’u japin, sa do bini më dhe, e do ngordhni urie. Ashtu qoftë!”.

Por Kryeministri nuk është i vetëm në këtë turp kombëtar të memorialit turk duke përdhunuar simbolet kombëtare, kombin dhe integritetin kombëtar.

Në këtë turp kombëtar bëhet pjesë dhe opozita me përkrahje me të dërguarin e saj në inagurim Çollakun! Edhe intelektualët dhe artistët me Bujar Kapexhiun! Edhe ata që heshtin dhe nuk flasin për këtë zhbërje kombëtare.