Martin Henze, këshilltari ekonomik i CDU-së, partisë së kancelares Angela Merkel, ka reaguar lidhur me 16 audio-përgjimet e fundit të publikuara nga gjermania “Bild”.

“Rama duhet t’i kërkojë falje publike popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare si dhe të japë dorëheqjen”, shprehet ai.

Postimi i Henze:

BILD publikoi regjistrime të gjata telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – të cilët dëshmojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë qeverisëse socialiste të Kryeministrit Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Qëllimi: Falsifikimi i zgjedhjeve, blerja e votave, shantazhimi i votuesve të opozitës.

BILD publikoi regjistrime të gjata telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – të cilët dëshmojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë qeverisëse socialiste të Kryeministrit Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Qëllimi: Falsifikimi i zgjedhjeve, blerja e votave, shantazhimi i votuesve të opozitës.

Ne kemi dëgjuar tani nga materiali i Bild se si u përgatit një plan në Ministrinë e Brendshme për të fituar zgjedhjet nga socialistët.Por si atëherë – hap pas hapi – paraja dhe presioni dhe kriminelët përdoren për të siguruar që rezultati të jetë i pakontestueshëm.

Dëgjohet gjithashtu, se disa zyrtarë më të lartë kërcënojnë drejtorët e shkollave dhe mësuesit. Këto regjistrime të prokurorisë, gjithashtu dëshmojnë se kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni për këtë komplot zgjedhor dhe për këtë arsye ishte pjesë e tij.

Zyrtarët e lartë qeveritarë planifikuan manipulimin e zgjedhjeve dhe e zbatuan atë së bashku me liderët lokalë të partisë socialiste, administratën shtetërore dhe mafian. Telefonatat e përgjuara nga policia anti-mafia tregojnë gjithashtu pjesëmarrjen dhe përfshirjen e politikanëve më me ndikim.

Përveç kryeministrit Rama, ministri i atëhershëm i Brendshëm, Samir Tahiri, aktualisht akuzohet se është anëtar i mafias së drogës. Janë gjithashtu anëtarët e mëposhtëm të Partisë Socialiste të përfshirë:

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, Sekretari i Përgjithshëm dhe udhëheqësi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Pjerin Ndreu.