Vendim kriminal i Hashim Thaçit: Dekreton me urdhrin e pavarësisë vrasësin e Ahmet Krasniqit
Për dikë mund të duket e çuditshme, por deri më tani një pjesë e të dekretuarve nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, janë vrasës.
Së shpejti do të dalim edhe me emra të personave të tjerë, përveç Fatos Klosit, të dekretuar nga Thaçi, që kanë vendosur se cilët gazetarë duhet të vriten.
Njëri prej tyre ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës. Kështu që, në periudhën para shpalljes së pavarësisë, i njëjti si shërbëtor i UDB-së, e ka bërë vlerësimin se cilët gazetarë janë pro pavarësisë së Kosovës dhe i ka raportuar shërbimit.
D.m.th. ai kishte mandat për t`i bërë këto hulumtime kriminale, deri në ditën e shpalljes së pavarësisë.
Siç e dini, në 8 vitet e para të pasluftës, gazetës “Bota sot”, i janë vrarë disa gazetarë e bashkëpunëtorë.
Nga dita që është shpallur pavarësia, ne kemi qenë rehat!
Kurse, tjetri e ka bërë hulumtimin e punës së gazetarëve që kanë përkrahur ideologjinë Rugoviane.
Ai, nëpërmjet LPK-istëve të përbetuar kundër Ibrahim Rugovës, ka vlerësuar se cilët gazetarë e bashkëpunëtorë të tij, janë të dëmshëm dhe ia vështirësojë ardhjen strukturave të Lëvizjes të shkrira në PDK dhe ndoshta në AAK, ardhjen në pushtet. Si rrjedhojë kanë ndodhur edhe vrasjet politike!
Pra, Thaçi dekoron vrasësin e kolonelit Ahmet Krasniqi, si shenj “falënderimi” që ia ka mundësuar ardhjen në pushtet. Po të mos ishte vrarë pabesisht Ahmet Krasniqi në Tiranë, nga njerëzit e Klosit, sot Thaçi nuk do të kishte mundësinë të bëhej President i Kosovës dhe të dekoronte vrasës!
Po ashtu, nëse nuk do të vritej Komandant Drini, Kosova, sot do ta kishte një ushtri të njohur ndërkombëtarisht e të anëtarësuar në NATO.Gjithçka e keqe që i ka ndodhur këtij vendi e ka një adresë!
Nga Xhevdet Mazrekaj