Delegacioni i partive opozitare të Shqipërisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, siç tha ai dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj sot u takua me kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule, me të cilët tha se u dakorduan se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.