Goran Rakiq është në lojë për postin e Zëvendës Kryeministrit të Kosovës dhe i njëjti nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Republikën tonë e quan Kosovë e Metohi.

Sateliti i Vuçiçit, Goran Rakiq po i fut duart thellë jo vetëm në qeverinë e re të Kosovës, por edhe në informacione sekrete të një shteti që e lufton hapur dhe nuk ia njeh ekzistencën.
Ju që bëni koalicion dhe flirtoni edhe me dreqin vetëm për ta kapur prapë shtetin a keni pak dinjitet e moral? Mendoni se populli është ende si para 20 viteve që mund ta mashtroni e manipuloni?

Republikanët ju bëjnë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ju ka mbetur ende pak dinjitet dhe respekt për popullin dhe historinë tonë të përgjakur – MOS TA VOTOJNË NJË QEVERI E CILA DO TË VARET NGA LISTA SERBSKA E (VUÇIÇIT)

PS:Edhe po të mos ishte Rakiqi ai që do merrte postin e zëvendëskryeministërit,e sigurtë është që këtë post do ta ketë një personalitet nga “Lista Serbe”,gjë të cilën e ka konfirmu edhe zyrtari i LDK-së Arben Gashi në një prononcim për media pas mbledhjes së sotme të kryesisë së kësaj partie.Pra sido që të jetë ,Vuçiqi i ka duart brenda në qeverinë e Kosovës