Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, u arrestua dy ditë më parë, lidhur me përplasjet dhe zjarrin në shkollën “Shejnze Juka”, ku ishte vendosur njëra prej KZAZ-ve në Shkodër.

Gjatë përplasjeve mbështetësit e opozitës i vunë flakën 2 klasave të shkollës ku ndodheshin materialet e zgjedhjeve të 30 qershorit të cilat janë shfuqizuar nga Presidenti Ilir Meta. Protestuesit tentuan të merrnin në kontroll ambientet e KZAZ-së.