GJeneral Hysen Arapi

Shqiptareve nuk u duhet shume kohe per te percaktuar e identifikuar nje ish minister apo minister injorant ,qe privatizon dikasterin dhe vendet e punes , apo nje drejtor “punetor” te “forte”, qe cuditerisht i nderron vendet e punes aty ku levrohet paraja me e madhe.Keta tipa nuk duhen votuar.

Nuk me intereson politika, por si votues konstatoj se ne kete lufte emrash e listash qe po gelojne keto ditë ,te bie ne sy fakti se ka jo pak nga individe ( ne fakt frymore), qe pasi bene kariere vetem fale mjeshterise se servilizmit, bejne çeshte e mundur te jene perseri ne krye te listave per deputete apo kryebashkiake. 

Jo keta nuk duhen votuar.


🌑 Nje kategori e tyre jane ata qe me injorancen, fodullekun e arrogancen e tyre vulosen humbje te thelle per forcen e tyre politike .Prape keta kane fytyre te listohen e te kerkojne voten e qytetareve??Keta nuk duhen votuar.


🌑 Kategoria tjeter jane ata “te mencurit “, deri dje te paprekshem,qe sapo humben privilegjet e pushtetit e kur nuk e pane veten ne lista, sulmuan me te gjitha baterite e ligesive dhe djallezive shtepine e tyre politike. Keta zonja e zoterinj prej teneqeje te ndryshkur duan bile dhe ti lusin , e mundesisht te largohet edhe kryetari i partise ,se vetem ashtu mund te pranojne te japin kontributin e tyre ne krye te partise. Ketyre u duhet vare teneqeja dhe te mos penetrojne neper lista. Keta nuk duhen votuar.


🌑 Kategoria e trete jane “mjeshtrat “ qe 8 vite shikojne se nga anon balanca dhe sapo degjojne eren e pushtetit dalin si urithe dhe shfaqen ne krahe te lidershipit. Keta nuk duhen votuar.

Shqiptareve nuk u duhet shume kohe per te percaktuar e identifikuar nje ish minister apo minister injorant ,qe privatizon dikasterin dhe vendet e punes , apo nje drejtor “punetor” te “forte”, qe cuditerisht i nderron vendet e punes aty ku levrohet paraja me e madhe.Keta tipa nuk duhen votuar.

Ka plot djem e vajza, intelektuale e personalitete te rinj e me pervoje , qendrestare per 3 dekada e kontribues realë, qe mund e duhet te marrin ne dore fatet e vendit. 

Keta duhen votuar.