Drejtues të ushtrisë deklarojnë gjithashtu se do të ketë reagime, protesta dhe kryengritje në qendrat e të 50 shteteve. Asgjë nuk duket të jetë më e qetë në Amerikë, edhe pse heshtja ka disa ditë që mbizotëron!

FBI ka informuar policitë e shteteve edhe për kryengritje të armatosuar, që mund të fillojnë që prej datës 16 janar 2021 dhe deri në ditën e inagurimit.

Michigan, Virginia, Washington dhe Pennsilania janë ndër shtetet që kanë vënë në gadishmëri ushtrinë e tyre për të përforëcuar sigurinë, ndërsa në Texas është mbyllur kryeqyteti nga sot dhe deri më 20 janar 2021.

Në Michigan godina e kapitolit është rrethuar me gardh dhe ushtri, ndërsa parlamenti ka anulluar të gjitha aktivitetet e javës së ardhshme, teksa kërcënimet janë të shumta.