Oborri Mbreteror po ndjek me shqetesim te madh te gjitha zhvillimet qe po ndodhin ne pjesen veriore te Kosoves e cila eshte nen sulmin e bandave terroriste.

Fatkeqesisht nga ky sulm terrorist ne humbem nje bashkekombas te vyer, i cili nga sot do ti bashkohet heronjve te kombit tone, deshmorin e atdheut Rreshter Afrim Bunjaku. Familja Mbreterore i shpreh ngushellime familjareve, kolegeve te tij si dhe gjithe kombit, gjithashtu uron qe oficeri policisë Alban Rashiti te kete sherim sa me te shpejte.

Inkurajojme organet shteterore dhe e ligjzbatuese te Kosovës te vazhdojne me guxim punen e tyre deri ne neutralizimin dhe asgjesimin e plote te bandave kriminale qe po kerkojne te minojne shtetesine e Kosovës.

Qytetaret e Kosoves, shqiptare, serbe, apo pjesetare te tjere te pakicave etnike, kane te drejten e patjetersueshme te jetojne ne siguri, ne qetesi, dhe te pakercenuar nga veprimtaria e paligjshme e çfaredolloj organizate apo grupi kriminal. #kosova #peace #stopterrorism #withkosova