Z. Ylli Kadriu – a.k.a Ylli Rakipi, ben mire ti mbash provat qe ne qe vijme nga SHBA paskemi kerkuar hyrje dhe pallate dhe qe vijme ne Tirane per t’u korruptuar – sepse do ngelesh ne gjykata dhe me mua, derisa te verifikosh ato qe thua ne emision.
Shpifjet e tua jane ‘GJOBE’ qe te me mbyllesh gojen, sepse ti monster i gjobave je, dhe ne javet ne vijim une do ta ekspozoj kete me fakte.
Fatkeqesia me e madhe eshte qe ti s’ke kuptuar qe mua s’me trembin burrat si Sali Berisha, jo me burrat ‘putanë’ si puna jote. Dhe te lutem, mbaj faktet per cdo gje qe thua per mua, sepse nese nuk i verteton dot, keto shpifje do te te dalin nga hundet. Mos bej asnje gabim per kete.
Ti, ke nje platform mediatike dhe ate do perdoresh te me sulmosh padrejtesisht, sic bere heren e fundit qe isha tek ty në studio. Une, kam vendosur qe lojen e piset te mediave gjobavitese jo vetem ta ekspozoj, por ti jap fund ne Shqiperi.
Nderkohe, dhe meqe gjoba mbreme ne emisionin tend ishte pikerisht se fola per pallatet e tua, zerin do te ma degjosh se shpejti se nje investigim te detajuar mbi qirat qe ke mbledhur nga CEZ, po me te njejten skeme qe mediat jane paguar nga inceneratoret, e kam bere, dhe do marre hapat e duhur per te ekspozuar korrupsionin tend sic do bej dhe me bosin tend, Ilir Meten.
Koha e gjobaviteseve, hajduteve, te korruptuarve dhe felliqesirave qe kane zaptuar dhe mediat tashme, ka marre fund!
S’kam asnje meshire per kerma si puna jote. Ti qelbesh era mocal, ose me mire, fundi i mocalit, aty ku vegjeton vetem llumi i llumit. Fatkeqesisht je dhe budalla dhe kruhesh me personat e gabuar. Dhe nuk kupton. Cdo here qe do shpifesh per mua ne emisionin tend, do shumefishoj sulmet ndaj teje menjehere mbas monologjeve dhe dialogjeve te tua groteske, dhe jo vetem ne internet – por me hapa konkret perpara drejtesise – flas per SPAK i dashur, ate dege te sistemit te drejtesise qe perkrahet pikerisht nga SHBA – se nese nuk e ke kuptuar, ne nga SHBA vijme ne Shqiperi te shfarosim hajdutet dhe te korruptuarit si puna jote, sepse hyrjet dhe pallatet i kemi ne New York e s’kemi nevoje per gje ne Shqiperi.
Degjohemi se shpejti z. Kadriu!
Dhe Artan Hoxha, paj Zotin, sa here te shoh ty, me duket sikur shoh nje te vyshkur qe ka humbur rrugen!!
Dhe mbiemri eshte Angelakis dhe ‘e gjeta’ nga burri qe ty te fut rrenje katrore, si nga fiziku dhe nga suksesi profesional. Keshtu qe, merr nje keshille miqesore nga une, rriji larg emrit tim dhe as tangent mos e permend, sepse pergjigjet qe do marresh nuk do te te pelqejne hiç !
Eshte skandaloze se me cfare niveli duhet te merresh ne menyre qe te besh politike ne Shqiperi, por nese me duhet t’ju jap pergjigje me ate gjuhe qe ju kuptoni – SO BE IT – do ta bej, ama per te me ndaluar s’keni per t’ja dalur kurre.
(video credit MCN TV)
Update: videon e bllokoi Acromax qe është e punesuar nga MCN-ja.