Imagjino kur të vetmen gjë që mund të perdorin për të të bërë pis është një takim me Lul Bashën!!!

Këta janë po ata që Lapajt i thonin përpara dy ditëve “hap parti.” Nuk i kerkuan transparence per 70,000 euro te shpenzuara vetem 30 ditet e para të levizjes, jo jo – sepse rreziku qe i kanoset ketij vendi eshte takimi im me Bashen

Rakipin e degjeneroi Rama kur e beri ti linte vendin në shtepine e vet. Në fakt Rama fene ja u luan ketyre, sepse i njeh çfarë “garbage” janë dhe ashtu i trajton. Dhe ashtu duhen trajtuar!!

Sa për mua – siç e thashe tek Cani – kur me bie njehere, une te bie 100 here!!

Rakipi dhe Sejamini me rane pa fund per nje takim koti me Bashën, ama sulmi jo vetem nuk ishte koti, por ishte i mire menduar. Te pakten, tani njoh rregullat e lojes, por di ta luaj lojen pak me mire se ata, dhe kaq do ta kuptojne shume shpejt.

Dy daljet, tek Çani dhe tek Rakipi, kanë treguar se gazetarë dhe analistë funksionojne në bazë të interesave të veçantë; Rakipi ishte i qartë në mision, I vetmi qëllim i tij ishte denigrimi i figures time, po pse? Shprehja e tij me ironi se “do bëhen politikane e madhe” kishte vetëm një qellim – talljen, madje dhe kur u largova atë tha: do bëhem qesharake. Në fakt i vetmi qesharak këtu mbetet Rakipi që morri një pergjigje që nuk do e harroje kollaj. Një gjë tjetër që me beri pershtypje ishte sé Rakipi me ftoi mbasi pa intervisten e Canit, dhe shprehimisht tha në telefon “Hajde te sqarojme gjerat”. Në atë moment nuk ja vura veshin se i kam shkuar gjithnjë në studio, por tashti mendohem cfare I dogji nga intervista e Canit ketij? Ka diçka që nuk shkon në këtë mes dhe fatkeqësi që Rakipi e guxoi këtë pisllik gazetaresk tipik Shqiptare me mua.

E dyta, që mendoj ishte brilante ishte ikja nga studio e dy analisteve te Çanit. Te dy ata vertetuan çfarë dinë të gjithë: analizat dhe debati në studiot televizive bëhet në baze te kontratave që firmosin.

Në fund duket qartë që kam trazuar shumë ujra dhe do vazhdoj. Mbeshtetja që kam marrë në të dyja rastet tregon qartë që diçka po levizë dhe njerezit janë gati për ndryshime radikale, dhe atë do bejme, pastrimin e moçalit ku futen politikanë dhe individë të medias.

Në të gjithë këtë vorbull, falenderimi i shkon Çanit që e la debatin të rrjedhë i lirë, dhe të ekspozojë shumë gjëra.

Beteja vazhdon dhe do bëhet më e ashper, dhe fatkeqesi për ata që mendojnë se do mund ta ndalojnë çfarë po ndodh në koshiencën e Shqiptareve.