Hap garën z. Berisha, hap garën për kryetar partie dhe mbroje atë garë, jo me vota të orientuara siç janë bërë garat këto vite e fundit, ku Flamur Noka orienton votën e kryetarëve të degëve, Albana Vokshi orienton votën e forumit të gruas dhe Xhaferri orienton votën e forumit rinor.

Hap garën dhe të futen të gjithë në primare, ti, Lul Basha dhe kushdo tjetër që e ndjen veten të aftë për ta çuar PD në fitore në 2025.

Personalisht jam mëse rehat për të bashkëpunuar me të dy ju me qëllim për të bashkuar bazën. Nuk mund të humbim një 4-vjeçar tjetër tek Rama dhe bazuar ne zgjedhjet e 14 Majit dhe ato të 24 Shtatorit, gjasat janë Rama merr mandatin e katërt.

Bashkimi është i vetmi shans që kemi për të fituar 2025. Madje, bëj një sondazhë mes anëtarëve të PDse: ‘duan apo jo demokratët që të bashkohet baza’? Jam e sigurt që do votojnë masivisht pro bashkimit.

Ka ardhur koha për ta hapur PDnë dhe për të bashkuar jo vetëm bazën por dhe të gjithë elementet e tjerë të djathtë. Çdo tentativë tjetër dështoi. Ka ardhur koha ta pastrojmë PD nga elementet e LSI. Ka ardhur koha për kthimin real të PD në një PARTI KONSERVATORE e cila do ketë nën rradhët e saj deputetë dhe nga diaspora. Ka ardhur koha të hiqen nga partia ata që manipulojnë votën. Ka ardhur koha për ndryshime reale në atë vënd.

Rithemelimi në koalicion me Ilir Meten nuk e fiton 2025. Humbët dy herë zgjedhjet. Por dhe Basha vetëm nuk fiton dot. Përgjigja është vetëm një – bashkimi i bazës nen logon e Partisë Demokratike, dhe jo LSI-se dhe me ndihmë masive nga diaspora, sidomos ajo e Amerikës.

Në Tirane jam javës tjetër. Hajde ulemi dhe flasim në detaje.