Shqiperia do te ishte ne Bashkimin Evropian qysh ne vitin 1986 kur Gjermania Perendimore erdhi me nje plan zhvillimi, te cilin Ramiz Alia e refuzoi.
Shqiperia do te ishte ne Bashkimin Evropian qysh ne vitin 1992 kur ishim shume perpara vendeve te tjera ne rajon, te cilat ishin ende ne lufte. Por Berisha e kishte mendjen te konsolidonte pushtetin e tij, derisa vendi shkoi ne prag te luftes civile.
Shqiperia do te ishte bere pjese e Bashkimit Evropian qysh ne 2004, bashke me vendet e tjera te vogla te ish bllokut lindor. Por Nano e kishte mendjen te vidhte duke e kthyer Shqiperine ne nje nga vendet me te korruptuara ne Bote.
Shqiperia do te ishte bere pjese e Bashkimit Evropian ne vitin 2007 sebashku me Bullgarine dhe Rumanine; apo te ishte bere anetare ne 2013, sebashku me Kroacine.
Por Shqiperia nuk eshte anetare as sot, ne 2019, dhe me kete qeveri nuk do te behet as ne 2119, sepse eshte e qarte qe Rames dhe oligarkeve te tij i intereson qe ky vend te mos behet kurre.
Isha femije kur te njejtet njerez qe sot jane ne krye te politikes premtonin nje Shqiperi si gjithe Evropa per 3, 4 apo 5 vite.
Me doli mjekra, po me bien floket, dhe shqiptaret ende futen poshte mauneve per te ikur nga ky vend.
Nje jete e cuar dem, duke pritur Godone.
Nje jete duke pritur qe keta pak burra qe kane marre persiper ta drejtojne kete vend te tregojne nje fare patriotizmi.
Ne mos patriotizem, te pakten pergjegjesi per rolin qe kane marre.
Ne mos pergjegjesi, te pakten frike nga pasojat e veprimeve te veta.
Ne mos frike, te pakten nje sens lodhjeje nga rrenimi qe i kane bere ketij vendi.
Ne mos lodhje, te pakten nje sens ngopjeje nga pasuria qe i kane vjedhur ketij populli.
Por jo, keta jane te pangopur.