Në datën 29 Shkurt 2020 Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, Kongresmeni Z. Eliot Engel vizitoi Federatën Vatra në New York.

Gjatë bashkëbisedimit,  Z. Ervin Dine i tha atij se: “Shqiperia ka shumë punë përpara për të arritur Demokracinë.” Ai e falenderoj Z. Engel për c’do gjë që SHBA ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.” Më tej Z. Dine kërkoi ndihmen e SHBA për ndertimin e demokracisë shqiptare. “Shumë prej nesh – tha z. Dine – besojnë që në këto momente shqipëria po ecën mbrapsht. Me datën  2 Mars atje do të zhvillohet një protestë për arsye të krizës konstitucionale që vendi po kalon”.

Z. Eliot Engel ju pergjigj atij se: “SHBA ëshë e shqetësuar për shqiperinë dhe se për mendimin e tij Shqipëria duhet të punojë më afër me perëndimin dhe ShBA-në. Ai shtoi se SHBA nuk shikon që kjo gjë po ndodh sa duhet, por ai vëren që në fakt partneriteti midis qeverisë shqiptare dhe Vucic është shumë i rrezikshem”.