Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka publikuar disa foto të karrigeve bosh gjatë takimit të Edi Ramës me qytetarët. Boçi shprehet se qytetarët e Elbasanit kanë braktisur Ramën.

BRAKTISJA E MADHE

Elbasani injoron e braktis Ramën!

U prit me protesta dhe iku si mi i lagur. Madje dhe administrata e vet e sjellë aty me forcë, nuk pati durimin as ta dëgjonte e as ta duronte.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Elbasanit të urtë i kanë ardhur në majë të hundës harbutëria, mashtrimi dhe makutëria e plasur sheshit e kësaj qeverisje.

Nën efektin e “mallit”, Rama u mundua të bënte si përherë humorxhiun e të shante si grua e ligë opozitën, para njerëzve të sjellë me autobuza në sheshin e braktisur, me ekrane modernë.

Por njerëz, mos kini më iluzione!

Ky është kolera e këtij vendi.

Pasi e ka helmuar, e ka mashtruar, përcmuar e kriminalizuar këtë vend, kërkon ta përdhosë.

Shiheni me vëmendje videon e xhiruar pak km larg qytetit të Elbasanit.

Është ulëritëse, tragjike, revoltuese dhe e papranueshme tek e sheh.

Vula e turpit e një bande-qeveri.

Ky, që habitet e ankohet pse ne domosdoshmërisht duam t’i presim rrugën e marrëzisë në shekullin e 21, e ka kthyer Shqipërinë në shekujt e bujkrobërisë, sundimit të varfërisë, sundimit të llumit e antiligjit.

Rama arriti të mbrehë në parmendë dhe burrin dhe gruan, siç e paraqet videoja, ndërsa rreh gjoksin paturpësisht për suksese e reforma.

Kjo është Shqipëria e shekullit 21 nën Ramën.

Ky është realiteti i dhimbshëm ku jetojmë, prandaj heshtja sot është krim.

Revolta është detyrë qytetare!

E keqja duhet shporrur!https://www.protesto.al/wp-content/uploads/2019/04/img_6879.trim_.mov