Ish deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, ka komentuar deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, bërë disa ditë më parë nëpër disa media, duke i shoqëruar me betime e stërbetime për pastërtinë e burimit të pasurive dhe qënien e papërlyer të saj dhe familjes me afera korruptive.
Dëgjova se Monika Kryemadhi ishte betuar se nuk kishte përvetësuar qoftë dhe një qindarkë që nuk i takonte, duke përmendur kokën e fëmijëve për besueshmëri. Ky është një paradoks shumë i madh, pasi ajo normal që nuk ka marrë qindarka, madje as i ka parë më sy pasi këtu janë vjedhur para me thasë, por dhe thesari i shtetit”,- tha Ndocaj.