Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim, me eksponentë të rangjeve të ndryshme në Partinë Socialiste. Ai ka zgjedhur ta mbajë këtë takim në ish vilën e diktatorit Enver Hoxha, në Bllok. Në fakt, kjo zgjedhje e kryeministrit shkon shumë me situatën politike në vend dhe vendimin e tij për të hyrë në zgjedhje pa opozitën dhe për të patur nën kontroll të gjithë pushtetet. I akuzuar shpesh si një lider me tipare diktatoriale, Edi Rama, duket se ka vendosur të provokojë më tej, duke zgjedhur vilën e Hoxhës, për këtë takim të rëndësishëm, ku do të flitet për zgjedhjet lokale, të cilat do të zhvillohen pa kundërshtarë realë.

Shqipëria rrezikon të shkojë drejt një konflikti civil.