Nga A.R.DOSTI

Shoh sot …mbushur fb me statuse qe bejne thirrje per ”mos-harrese e kujtim’ te masakrave e krimeve te rregjimeve totalitare e diktaturave gjakatare ne europe…

Paradoksalisht ne Shqiperi nuk ma do mendja se behet fjale realisht per nje lloj kujtese llogjike te tille e as per thirrje te tilla sepse Shqiperia ka qene , eshte e mbetet krejt e vecante dhe unike ne llojin e saj…

Sepse ne Shqiperi edhe te duash ti harrosh ATA e krimet e tyre nuk te lene e nuk mundesh dot…

Sepse nuk te le i pari nipi i byroistit kriminel Spiro Koleka qe eshte ne krye te atij vendi…

Nuk te le Nexhmija qe eshte ende gjalle e mbush ekranet e tv shqipfolese e faqet paacavure te gazetave shqip shkruarese…

Nuk te le Gramozi kryeparlamentar qe ”perulet me respekt ” para Lapidareve te 28 mije deshmoreve e qe nga duart i pikon ende gjaku i 2 prillit te Shkodres…

Nuk te le 5 maji i tyre i cuditshem qe festohet aq cmendurisht cdo vit ne varrezat e kombit …

Nuk te lene veteranet e tyre te pa numert qe ne vend se te ikin nga kjo bote per shkak te moshes e viteve te shumta qe mbajne mbi supe sa vijne e shtohen e rinohen…

Nuk te lene Bracja me shoke qe plasen ti rikthejne emrin e deshmorit te tyre Qemal Stafa stadiumit te ri kombetar te futbollit qe pritet te inagurohet ne Nentor te ketij viti…

Nuk te le Bashkim Fino qe vete e mban fjalime e ve kurora me lule ne Diten e kujteses se te Persekutuarve politike ne Lushnje …

Nuk te lene Baba Taku e Ulsiu pi Dibre qe miratojne dhunshem ne Parlament Ligje qe bllokojne kerkimet e studimet e periudhave ”partizane” e komuniste qe e lane ate vend e ate popull me gjak …

Nuk te lene ”historianet e studiuesit” tane te hershem Xhufi, Milo, Klosi , Tare e co. …teksa burgjet e kampet e internimeve po na i nxjerrin parajsa e shtepi pushimi…

Nuk te le gazeta Panorama qe s’ka dite te mos u bej diversion psikollogjik shqiptareve ku permes faqeve te saj publikon pa reshtur kujtimet, intervistat, shenimet e rrefimet e krimineleve te djeshem te diktatures si Rrapoi Mino me shoke apo dhe publikon non stop e i ben reklame librit faqezi te Doctorit te Bllokut me titullin Blloku …

Nuk te le Merua e gazeta e tij qe s’lene ish bllokmen e bashkepunetor te rregjimit e te sigurimit pa publikuar cdo dite tek Tema antishqiptare…

Nuk te le Mut Nanua me emisionin e tij te terbuar antikombetar Provokacja…teksa vjell helm e vrer kunder Shqiperise e shqiptareve…

Nuk te lene Fred Peza, Lorenc Vangjeli, Ralfet, Rudinat, Eni, Laerti, Irisi, Cani, Hila…e mbi te gjithe i pa fytyri Fevziu …qe ju a kane sterrosur prej kohesh ekranet shqiptareve te gjore ..

Nuk te lene te harrosh dot edhe sikur te duash joooo …sepse ata qe duheshin c’rrenjosur e zhdukur njehere e mire prej asaj toke e prej atij vendi fatkeqesisht sot jane ne krye te tij e madje edhe me te forte se baballaret e gjysherit e tyre dje…

Nuk te lene dot te harrosh as varret fantazma te grekerve ne Jug…as Memorialet e turqve e te hebrejve ne Tirane …e as atyre te ushtareve malazeze te shekullit te 18-19 ne Shkoder etj etj…sikurse nuk te lene bustet e Mehmet Shehut ne Mallakaster e te Teki Kolanecit ne Maliq …etj etj 

Nuk te lene me joooo per asgje e per askerkend se Shqiperia e sotme eshte kthyer fatkeqesisht ne ate lloj vendi ku te rrahin e s’te lene me as te qash…

Dhe per kete o e ke fajin vete ti o populli im o askush tjeter sepse kur te qelluan ne fytyre ne vend qe ti pergjigjeshe me te njejten monedhe ti … ju ktheve faqen tjeter…

Ndaj ne ne vend qe ti harronim ata te paret ashtu sic duheshin harruar ne te vertete …ne i vume ne krye e po i mbajme ende ne krye permes bijve e bijave , niperve mbesave te tyre …ndaj normal qe Shqiperia as harron e as ka per te harruar kollaj ndonjehere …dhe kjo ne sensin e kundert kuptohet pasi edhe te duash ti ti harrosh s’te lene ATA … mos harrese medhenjte e kujtim medhenjte e lindur per te mos harruar e vetem per te kujtuar…sic dijne te kujtojne vetem ATA…

Ndaj mos harresa duhet nisur se pari me ATA e kunder tyre e pastaj le te perkujtojme cdo vit se bashku Memorjen tone te pergjakur kolektive e kombetare …OK…

Nje komb e nje Popull nuk harron….kur gjithmone Kujton …thote diku …Abraham Lincoln