Tashmë është momenti i veprimit. Bashkimi bën fuqinë dhe me bashkim kam parasysh që ne shqiptarët të bashkohemi për një qëllim: Të marrim në dorë fatin e Shqipërisë, ta shpëtojmë nga braktisja dhe varfëria, ta heqim nga kthetrat e korrupsionit 30 – vjecar do vlerësoja shumë nëse cdokush nga Ju shkruan mendimin e tij, se cili është ndryshimi i parë urgjent që duhet të bëhet në Shqipëri. Le ta fillojme si diskutim ketu, me shpresën që mund të shkojmë sëbashku tek cdo shqiptar, kudo në botë, ta ftojmë të bashkohet me ne dhe të marshojmë drejt Tiranës për ta ndryshuar, ashtu sic bënë rumunët e diasporës.

Falenderime të përzemërta!E juaja, Silvana BEGAJ