Nga Shpëtim Axhami

76 vjet më parë, kur komunizmi vazhdonte të shtronte rruget e pushtetit me gjak shqiptari, në moshën më të mirë pabesisht u masakruan 21 burra, patriotë, antikomunistë ne Buzmadhe të Kukësit.Kriminale, ç’njerëzore të turpshme dhe të pafalshme këto akte makabre.Shteti dhe çdo qeveri duhet me patjetër të vërë drejtësisë në vend, minimalisht duhet; -Të dënohen krimet e komunizmit. -Të gjenden eshtrat e të zhdukurve të pushkatuarve me gjygj dhe pa gjygj.-Të bëhet dëmshperblim moral dhe material i kujtdo që u vra e u persekutua prej diktaturës komuniste.-Te krijohen hapësira të nevojshme, për perfaqësuesit e kësaj shtrese për të qenë pjesë e pushtetit legjeslativ dhe atij ekzekutiv.Lavdi dhe të paharruar patriotët antikomunistë të vrarë dhe masakruar barbarisht prej diktaturës komuniste me 26.09.1944 në BUZMADHE KUKES.