Pafytyrësia e kryerilindases!

Politikat e këqija të Rilindjes kanë shkaktuar kriza ekonomike, politike e sociale, të cilat janë ushqim i denjë vetëm për autokratë e diktatorë. Gjendja në Shqipëri ka ndryshuar për keq, dhe kur njerëzit zemërohen apo dëshpërohen, mbështesin dhe mashtrimet që kurrë nuk do ta tërhiqnin një turmë në rrethana normale.

Politikat e këqija ekonomike dhe politikat e brendshme dhe të jashtme mund të shkaktojnë kriza që kanë pasoja të rrezikshme politike. Rilindasit “Pink” kërkojnë fuqi arbitrare për të bërë sipas tyre “shtet” , pavarësisht se nuk kanë asnjë vizion dhe nocion të ndërtimit të shtetit me ata “intelekt-hale” që kanë uzurpuar shtetin, të cilët kanë shkaktuar kriza të pariparueshme për normalizimin e vendit.

Shteti që kanë ndërtuar rilindasit është një gënjeshtër që favorizon pasurimin e egoistëve, oligarkëve dhe të imoralëve politik. Diktatorët aspirantë ndonjëherë krijojnë situata anarshie të qëllimshme për të shkatërruar kundërshtarët. Kjo organizatë “Pink” do të kapi të gjithë shtetin për të mos e dorëzuar mandatin me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë e treguan më së miri dosjet e Prokurorisë 339, 184 dhe raporti i Task Forcës i Ministrave Teknik për zgjedhjet e vitit 2017.

Rilindasit pas publikimit të tabloidit gjerman “Bild” të përgjimeve të Prokurorisë, kanë pushtuar të gjitha studiot televizive duke bërë propagandë mjerane me mediokër politik rilindas, siç ishte dhe intervista e datës 7 Qershor 2019 e Mimi Kordhelit në rubrikën “Opinion” në News 24. Duke folur për përgjimet ndaj Vangjush Dakos ajo tha se: “Në politikën shqiptare nuk ka puritanë dhe këtë e them unë që nuk kam vjedhur”.

Injoranca, gagaçëria, hipokrizia e saj u shfaq gjatë gjithë intervistës tek News 24. Hipokrizia e saj duke u shpallur si “puritane”, por nuk mund të fshihte dot ligësinë e saj si “kurtizane”, pasi kjo fjalë për koençidencë është përdorur në periudhën e Rilindjes deri në shekullin e XIX-të. Kodheli, kur flet gjithmonë po gjithmonë gënjen, kur premton thyen premtimin dhe nëse ka njeri që e beson në diçka, ajo të tradhëton! Ajo është një “rilindase” pa mendim, pa arsyetim, pa dinjitet dhe pa shtyllë kurrizore.

Juve jeni e dënuar të vuani helmin dhe shpirtligësitë tuaja katrane dhe të përbuzjes të mijrave ushtarakëve në Forcat e Armatosura, ku me monstruozitetin tënd ke vjedhur, trafikuar, shantazhuar, shkarkuar dhe shkatërruar karrierën e ushtarakëve më të aftë e të ndershëm të Shqipërisë.

Aktiviteti juaj politik dhe administrativ kriminal do të ngelet njollë e errët në historin e politikës shqiptare dhe veçanërisht të asaj të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë kohës së drejtimit të kësaj Ministrie, kompromentove dhe dhunove të gjitha struktuara e mbrojtjes, ku i ktheve airoportet ushtarake si psh ai i Gjadrit, bazën detare të Porto-Palermos dhe QNOD në shërbim të grupeve kriminale të trafiqeve të drogës duke koordinuar veprimtarinë me homologët tuaj ministra të rilindjes dhe duke ndarë fitimet në xhepat tuaj (e provuar tashmë në përgjimet e trafikantëve në Itali, kushurinjtë dhe bashkëpunëtorët e kolegut tënd të “pastër” si ty Sajmir Tahirit) dhe buxhetit të rilindjes që solli blerjen e votave (kjo e konfirmuar dhe nga raporti për QNOD për fikjen e radarëve nga ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Cako).

Gjatë drejtimit tuaj humbën jetën 3 pilotë, ku njëri prej tyre major Feka arriti të jetë pilot dhe për grupet ndërkombëtare të trafikut të droges dhe 2 të tjerët humbën jetën në territorin e Shqipërisë duke bërë fluturime të dyshimta, që asnjëherë nuk janë zbardhur arsyet e vërteta, pasi ju nga frika i mbyllët me censurë.

Ju turpëruat dhe përdhosët figurën e ushtarakëve të të gjitha gradave, duke i përdorur si pastrues nëpër territorin e plazheve dhe rrugëve, duke i nxjerrë jashtë misionit kushtetues. Ju me metodat e etërve të tuaj, kërcënonit, shantazhonit dhe shkarkonit të gjithë ushtarakët më të arsimuar në akademitë më të mira të NATO-s, të aftë dhe kopetent në zbatimin e misionit, të cilët ishin betuar se nuk të bindeshin verbërisht, për të mos u përdorur nga politikanë të nivelit ordiner si ti.

Shkarkuat dhe arrestuat si në kohën e komunizmit Gjeneral Syrja Gjokën, Gjeneral Piro Ahmetaj, Gjenral Ferderik Beltoja, shantazhuat me jetë dhe shkarkuat në mënyrë antiligjore Atasheun Ushtarak në Turqi Asllan Nuzi, i cili u detyrua të largohet nga Shqipëria, Kolonel Ylli Zylën, N/kol Altin Lama, si dhe shumë të tjerë përfshirë dhe mua, por gjykatat vendosën drejtësinë për marrëzitë antiligjore që kishit treguar ju.

Gjatë intervistës së lartëpërmendur theksoni se “në Kukës kam qenë dhe as një njeriu një kafe nuk ia kam dhënë”. Kjo është e turpshme, ku e vërteta është se ju, zyrën dhe kabinetin që drejtoje e kishe kthyer në zyrë elektorale duke thirrur çdo ditë ushtarakë sidomos nga qarku i Kukësit të cilët i kishe shpërblyer më parë me detyra të rëndësishme si komandant dhe më vonë i dërgove dhe në detyra të tjera në stukturat e NATO-s dhe jo vetëm. Stafi juaj përgatiste listat e ushtarakëve të këtij qarku duke i thirrrur individ për individ, të cilët sipas jush dyshonit se mbështesin opozitën të cilët kërcënoheshin me qëndrimin dhe karrierën ushtarake.

Gjithashtu përmendni se keni një karrierë të shkëlqyer profesionale, të cilët e propagandoni kudo që shkoni si “finacierja më e ndritur” dhe se i keni pasqyruar ne CV Tuaj. Por realiteti është ndryshe, se ashtu si në politikë dhe në atë profesionale, jeni larguar si abuzuese me fondet publike (rekordet e institucioneve) dhe akoma më shumë jeni abuzuese dhe në drejtim të iluminimit tuaj në fushën e Doktoraturës, duke pasqyruar plagjiaturë si në çdo fushë të frikshme në dizertatacionin e prezantuar. Nuk po flas më tepër sesi nën drejtimin tuaj, seksesi dhe njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i MM thërriste një e nga një të gjithë ushtarakët që kishin radhën për gradim, për të shkuar në misionet e NATOs dhe për të shkuar në misionet në Afganistan. Dhe kjo sigurisht jo pa dijeninë tuaj.

( http://www.doktoratura.unitir.edu.al/Doktoratura-Mimi-Kodheli).

Sa për kujtesë, dëshiroja t’ju theksoja se keni “harruar” të shkruani në CV tuaj një periudhë të bukur të karrierës tuaj në vendet fqinje si “ahengexhie”!

PS: Se në intervistë deklaruat që keni shkruar çdo gjë.

DD. USA.