Dje ndoqa me shumë deshirë e vemendje puntaten e “Opinion” ne Klan tv mbi dokumenta te zbuluar rishtas ku qartesohej nepermjet dialogjeve te drejtuesve kriminel te regjimit komunistme, gjëma që na ra si komb por edhe si shtet, nepermjet drejtimit kriminal e sadist te tyre. Me erdhi keq ama qe nje emision me nje puntat kaq interesante u demtua, simbas meje, prej dy episodeve. I pari: drejtuesi i emisionit me nje mani te jashtezakonshme protagonizmi e me mendjen vetem te ritmi i emisionit a te numri i teleshikuesve( konsumator) ishte gjate gjithe kohes si saç mbi puntaten me gjithe peshen e tij. Pata pershtypjen e nje efekti te kundert. Nje si ritmit ne ngerç. Nje si fluturim qe i bllokohej motori sa fillonte te merrte shpejtesi. Nje ngulfatje. Gjithashtu e per konseguenc te ketij veprimi, nje humbje ne esenc e mesazhit origjinal e asfiksi e imponuar mendimit te te ftuarve ne studio. I dyti: perqendrimi, simbas meje i panevojshem, ne dy episode qe preknin figuren e Kadares .U insistua, “ nepermjet gojes se Hoxhes e ne dokumenta” qe ai të dilte një desident ose aspirant i till. Dukej qarte nje sterc timoni per ti ardhur ne ndihme Kadares qe ne fakt, ne kete pike te jetes se tij i dime gjithshka, ne te mire e ne te keq, pa qen nevoja te shtohen keto brrockulla .Enveri e kish pregatitur tashme ne mendje eksekutimin e Hazbiut ndaj, ne nje linje llogjike te emisionit, dallohej qart tallja e menderes qe diktatori tek luante si macja me minjte me viktomat e veta, kish futur peronazhe si Kadareja, Agatha Kristi e ç’kish lexuar ne libra te verdh a ç’i pillte mendja djallezore. Mu duk nje sforcatur e tepert ky insistim mbi “Kadaren e persekutuar e in odore di santiat”. Me gjithë keto “difekte”, emisioni nxorri edhe nje here qart nepermjet dokumentave por edhe analizave te te ftuarve, Ruli,Demi, Hasimja e Bekteshi, kriminalitetin e nje diktature e cila shkermoqi cdo sens human e shtetreror me konseguenca te dukshem qart ne ate kohe e ne kohen te cilen po jetojm. Ishte një murtaj të cilen po e vuajm edhe sot në mbartjen, shpesh edhe te pavediijshem, që i bëhet nepermjet politikaneve qe drejtojnë memedheun në këto tridhjet vitet e fundit.