Nga Evi Kokalari
Ja, ky është ‘përdhunimi’ që ju bëhet ju që keni tre muaj që dilni në fushata, pa u paguar, me lekët tuaja, që ju duhet të paguani benzinën, ushqimin dhe çdo gjë tjetër vetë, dhe pse? – për ti dhënë 11 vënde LSI?
Por, ndërkohë , vazhdoni dëgjoni Nexhmije Vokshin që ju thotë mos reagoni ndaj realitetit që flas unë, e cila është dhe ka qënë e gjitha në mbrojtje të interesave tuaja, por në kundërshtim të interesit të tyre, të saj, të Berishës, të Metës dhe pazareve që këta bëjnë.
Nuk di çfarë të ndjeshë në raste të tilla, keqardhje apo neveri?
Oh, dhe me që ra fjala, në listën e plotë është futur dhe emri i gruas së Kolonel Legenit, Demirajt, që ka qënë komplet kundër foltores dhe na ka sulmuar të gjithëve pa fund, dhe mbi të gjitha nuk jetojnë as në Shqipëri por në Michigan, dhe janë lënë jashtë emra të demokratëve që kanë qënë nga foltorja në foltore, nga protesta në protest. Dhe pse? Sepse kolonel legeni është një nga vemjet që mban Iliri me Monikën afër, dhe ti sulin me komand kur duhet të atakojnë ‘armiqtë’ e tyre.
Ndoshta pak rëndësi ka posti në Këshillin Bashkiak, dhe jam dakort, por është e pamundur mos të të bjerë në sy shëmtirësia se si ju trajtojnë, pa asnjë pikë respekti dhe jashtë çdo norme civiliteti. Meritokracia ka kohë që ka vdekur në atë vënd.
Sa për Ilir Meten, dua ti bëj me dije se ata në Kongres që po merren me investigimin e McGonigal, e njohin shumë mirë se kush është, e njohin me emër, dhe madje ishin specifik në korrupsion e tij kur ma përmëndën, që nga trafikimi i drogës etj diçka që dhe Berisha e ka thënë publikisht më parë .
Turp të gjithëve, juve që abuzoni demokratët dhe demokratëve që rrijnë dhe bëhen viktimë e këtij abuzimi!