Rinia e Diaspores së Amerikës VATRA shpreh me keqardhje dhe indinjatë të thellë reagimin stalinist të qeverisë shqiptare në shëmbjen e Teatrit Kombëtar, dhunën ndaj artistëve, gazëtarëve, intelektualëve, shoqërisë civile e qytetarëve të Tiranës.
Edi Rama pushkatoi Teatrin siç komunistët pushkatuan intelektualët në vitin 1947, dhe shkaterruan kishat dhe xhamite.

Ftojmë të gjitha organizatat patriotike, kulturore dhe mbarë Diasporën shqiptare në Amerikë dhe në çdo cep të botës të bashkohemi dhe të shkojmë në Tiranë për të rrëzuar një qeveri me vota të vjedhura, me zgjedhje moniste që nuk përfaqëson më shqiptarët, por një pakicë politike të lidhur me krimin, trafiqet, drogën dhe mafjen.

Kundërshtojmë fuqimisht shfaqjen e shtetit bolshevik të tipit ekstrem stalinist dhe Erdoganist të kryesuar prej Edi Ramës.

Sot atdheu po shpopulloet. Sot Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për Diapsorën.
Edi Rama dhe sekti politik antikombëtar që drejton vendin prej 7 vitesh janë kthyer në tradhtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar.

Qeveria e Tiranës e kryesuar nga kryemafiozi ka vetëm dhunë, grabitje, terror, shkelje të drejtave të njeriut dhe përdhosje të çdo shqiptari.
Duhet revolucion pa kthim. Flakë për flakë e dhëmb për dhëmb deri në largimin e Qeverisë antishqiptare Rama.

Qeveria e Ramës është e denjë vetëm për Byronë Politike të Enver Hoxhës, jo për një vend që synon familjen evropiane.
Kryekrimineli është tradhëtar neokomunist që po grabit atdheun tonë çdo ditë me oligarkët e tij.
Duke i thënë stop Edi Ramës i themi stop vjedhjes, mafjes se betonit, kullave shumë katëshë e vilave korruptive në bregdet.

Ai tashme është bere Gadafi i Ballkanit, ka nën kontroll drejtësinë, policinë, shërbimin sekret, ushtrinë dhe çdo institucion të varur e të pavarur.
Largimi i Edi Ramës është mirësia më e madhe që mund ti bëjmë atdheut tonë të dashur.

Bashkëatdhetarë në USA dhe në çdo vend tjetër të botës ku jetoni: kthehuni të shpëtojmë atdheun, kthehuni të largojmë diktatorin Edi Rama dhe kastën e tij kriminale që po shkatërron Shqipërinë.
Largimi Edi Ramës është akt patriotik, është shërbim i lartë dhe dinjitoz që i bëjmë Atdheut tonë.

Shqipëria e shqiptarëve, Vdekja tradhëtarëve

Agustin M, Mirakaj, Bisnesmen dhe antar i kyesis se Federates Panshqiptare Vatra.