Anëtrarja e shoqatës Vatra në SHBA, Marjana Bulku, ka folur në lidhje me censurimin e organizatës shqiptaro-amerikane dhe ngjarjen e paprecedentë më 14 tetor.

Në një lidhje me Skype për ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri TV, Bulku është shprehur se statuti është transformuar pa miratimin e delegatëve.

Ajo tha se ky është momenti i duhur për të reaguar. Tek Vatra janë cenuar dy elementë që janë dy shtylla të qënësishme që e mbajnë Vatrën në këmbë, gjallë pothuajse mbi 100 vjet.

Është kanunorja, ose statusi siç quhet ndryshe, i cili është transformuar pa miratimin e delegatëve të kuvendit të fundit të vitit 2022 dhe është cenuar gjithashtu komunikimi.  

Çfarë e mban gjallë Vatrën 100 e disa vjet? Komunikimi, antarësia. Vatra nuk ka të ardhura të tjera apo donacione, është antarësia dhe kuotat e tjera të asaj antarësie që e mbajnë gjallë mbi 100 e sa vjet. 

Kur kjo shtyllë cënohet, dhunohet, vritet çfarë duhet bërë? Ngjarja e fundit e datës 14 tetor mua më gjeti si një dëshmitare e çuditur, e tronditur që po të mos isha prezent aty nuk do ta kisha besuar që do të ndodhte. 

Ajo portë e mbyllur ndaj vatranëve, të vjetër apo të rinj, aty kishte dhe jovatranë, kishte dhe regjizorë, skenograf , që në rast se do të inspirohen nga ajo Vatër me porta të çelura dhe të mbyllura njëkohësisht .

U gabua tri herë. E para: nuk iu përgjigjën këtij dialogu për të vënë një rregull ose një normalitet në antarësinë e tronditur të Vatrës, u mbyll dera dhe u telefonua Policia. 

Ky moment është mbase momenti për të reflektuar dhe për të reaguar gjërësisht”, u shpreh Bulku.