Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka deklaruar se të paktën 38 ‘Konsuj Nderi të Shqipërisë’, që lëvizin me makina me targa diplomatike, do t’u hiqen ato, pasi sipas tij janë privilegje të pajustifikuara.
Cakaj u tregua i prerë dhe deklaroi se do të merret si masë e menjëhershme heqja e këtyre targave diplomatike. Në fakt ka vendosur që t’u hequr targat diplomatike 41 konsujve nga 45 që janë të gjithë.
Cilët janë konsujt që iu hiqen targat diplomatike?
Ajo që vihet re është se në listën e Cakajt janë biznesmenë të fuqishëm dhe emra të njohur në vendon tonë. Në listë janë biznesmenët e mëdhenj si Samir Mane, Avni Ponari, Gentian Sula dhe shumë të tjerë.
Por nuk mungojnë edhe figura të politikës dhe medias, si Arben Malaj, ish-ministër i Ekonomisë, Mentor Nazarko, analist.
Lista me 41 konsujt e nderit:
1. Samir Mane Tajlandë
2. Mimoza Ndroqi Kosovë
3. Arben Malaj Austri
4. Agron Papuli Koreja e Jugut
5. Avni Ponari Japoni
6. Rodolf Xhillari Izrael
7. Gentian Sula Malajzi
8. Përparim Kalo Danimarkë
9. Mentor Nazarko Kosovë
10. Gjergj Leqejza Austri
11. Shaban Xhabrahimi Bangladesh
12. Fabrice Wallaert Belgjikë
13. Fiqiri Kllari Bosnje Hercegovinë
14. Krenar Loloçi Kanada
15. Sotiraq Guga Estoni
16. Bardhyl Minxhozi Finlandë
17. Isuf Berberi Islandë
18. Bujar Lybesha Marok
19. Vladimir Avrami Qipro
20. Esat Ademi San Marino
21. Faik Dizdari Sllovaki
22. Kastriot Haska Lituani
23. Teodor Bilushi Itali
24. Vito Antonio Stigliani Itali
25. Tomë Preku Maltë
26. Salim Hoxhaj Bullgari
27. Artan Stroka Sierra Leone
28. Elvis Toçi Rumani
29. Belma Çela Mongoli
30. Dorian Sadiku Portugali
31. Kliti Hoti Hungari
32. Sokol Kraja Letoni
33. Marinela Jazoj Norvegji
34. Varuzhan Piranjani Armeni
35. Seyhan Pencabligblig Pakistan
36. Loritan Prespa Filipine
37. Gerian Kuka El Salvador
38. Zenel Hoxha Afrika e Jugut
39. Mirton Lika Sri Lanka
40. Bledi Bajraktari Ukrainë
41. Ilir Trebicka Uruguaj.