Më ra rruga te zona e Bregut të Lumit në Tiranë dhe e dini se çfarë pashë? Kishte shumë bretkosa me sytë e mëdhenj të tërhequr anash në kokën e vogël. Kishte dhe shumë femra që ishin kopje të zonjës kryediplomate Y.K! Krejt të ngjashme me të, madje edhe me nga një lule të mbërthyer në anë të gjoksit.
Sa shumë bretkosa dhe sa shumë Y.K. që kishte! Dhe ishte e vështirë t’ i dalloje.
Një Y.K. hidhte fall duke të parë pëllëmbën e dorës. Iu afrova dhe i zgjata pëllëmbën e dorës.
-Më duket se je duke kërkuar dikë vëlla.- Më tha.
-E gjete motër, ja se kë po kërkoj. – I thashë unë dhe i tregova fotografinë e Y.K. reale në ekranin e telefonit.
-Si kjo të gjen motra një që tani, madje të re se kjo qenka plakë.- tha falltarja. Ajo thirri dikë dhe pas pak u shfaq klonesha e Y. K. në moshën 20 vjeç me një buzëqeshje të shtirë që shprehte gatishmëri të përulur për gjithçka. Ajo më vështronte mua, ndërsa unë vështroja një bretkosë dhe mendoja për teorinë e evolucionit të Darvinit. Së paku në një pjesë të botës, diku nga ishujt e Oqeanit Paqësor evolucioni i species njerëzore duhet të ketë kaluar dhe nga bretkosa.
Pas shpinës së falltares shiteshin rrobe të përdorura dhe atje më zuri syri një xhaketë ngjyrë pink si ajo që vesh Y.K. E bleva dhe ia dhashë ta vishte Y.K. të re. E pëlqeu shumë. Në ndërkohë u afrua edhe një tjetër Y.K..
-Mund të zgjedhësh cilën të duash, -tha falltarja,- ose nëse do mund t’ i marrësh të dyja. Kam edhe çelësin e dhomës. Pagesa nuk është e madhe. Rrugën e dijnë këto.
-Po i mbaj të dyja,- thashë unë dhe ndërsa po merrja çelësin u shfaq një Y.K. e tretë. U bëra me tre Y.K. Iu bleva dhe dy të tjerave nga një xhaketë dhe nga një lule artificiale.
Të tre Y.K.-të e mia më prinë rrugën për te dhoma e punës dhe atje më paraqitën “letrat kredenciale”. I kishin bindëse. Një bretkosë na vrojtonte nga parvazi i dritares. Nga jashtë u dëgjua një muzikë e cakorduar që vinte nga një klarinetë, një def dhe një mandolinë. Tre djem po përpiqeshin të krijonin një atmosferë romantike. Më erdhi një ide. Në telefonin tim gjeta në youtube Hymnin e Guamit nga na ka ardhur Y.K., hymni i quajtur Fanohge Chamoru dhe e ngrita volumin që ta dëgjonin edhe ata.
-E luani dot këtë?-Iu thashë dhe iu hodha disa lekë.
Bënë më të mirën e tyre me guxim të admirueshëm artistik. Tekefundit ishte hymni i një vendi ku deri pak kohë më parë njerëzit visheshin me gjethe dhe fije bari. Unë u përpoqa t’ u mësoj dy vargjet e para tre Y.K. të mia, dhe t’ i këndonim bashkë:
“Fanohge Chamoru put i tano’-ta
Kanta i ma tuna-na gi todu i lugat.”
Ato të treja e gjetën shumë argëtuese të gjithë këtë.
I shtrirë ndërmjet Y.K. të mia, më erdhën disa mendime të llojit të Franz Kafkës. Çfarë do të ndodhte nëse superfuqia e botës do të dërgonte në Shqipëri si ambasadore një bretkosë?! Dikur një perandor roman Kaligula e bëri kalin e tij senator dhe senatorët e morën seriozisht kolegun e tyre me katër këmbë.
Ja ku ekziston një precedent pra, dhe mund të zhvillohet më tej. Superfuqia mund të dërgojë si ambasadore të jashtëzakonshme dhe fuqiplotë në Shqipëri një bretkosë. Dhe ne shqiptarët do ta marrin seriozisht atë, si çdo gjë që na thotë Amerika. Presidenti i Republikës do ta presë bretkosën në takim dhe do t’ ia pranojë letrat kredenciale. Kryeministri dhe kryetari i opozitës gjithashtu. Gazetarët do t’ I drejtojnë mikrofonët bretkosës dhe Fevzoja e Sokol Balla do ta ftojnë në studio për intervista. Dikush mund të thotë se politikanët, gazetarët dhe publiku do të kenë vështirësi për të kuptuar gjuhën e bretkosës por nuk është kështu. Do ta mësojmë edhe gjuhën e bretkosës. Bretkosa do të bëjë kuak-kuakun e saj ndërsa si fillim përkthyesja zyrtare e ambasadës do të na i përkthejë në shqip mendimet e saj. Shpejt do të mësohemi ta kuptojmë vetë.
A nuk e meritojnë shqiptarët një bretkosë si ambasadore? Dhe befas më erdhi një mendim i edhe më çuditshëm. Po sikur bretkosa-ambasadore të kishte ardhur tashmë, por ne nuk e shikonim dot në pamjen e saj të vërtetë për shkak të hijes që i bënte flamuri i superfuqisë? Sepse ja mendojeni vetë, vetëm një mendjeje prej bretkose mund t’ i lindte ideja që shqiptarët të ktheheshin pas në rrjedhën e evolucionit dhe të shndrroheshin në kafshë barngrënëse./Kastriot Myftaraj
Bregut Lumit në Tiranë kishte shumë bretkosa me sytë e mëdhenj të tërhequr që ishin kopje të zonjës kryediplomate Y.K!
