-Bota, mbi 1 milion të infektuar, 79,303 në 24 orët e fundit, 212,018 të shëruar…
-SHBA-29.430 të infektuar për 24 orët e fundit dhe 968 të vdekur në 24 orët e fundit.
-New York-u 9,152 të infektuar të rinj dhe 319 të vdekur në 24 orët e fundit, New Jersey 3,335 të infektuar të rinj dhe 182 të vdekur në 24 orët e fundit…
-Presidenti Trump doli për herë të dytë negativ në testin për COVID-19…
-Guvernatori Cuomo jep alarmin për mungesë ventialtorësh…rezerva vetëm për 6 ditë!
Bota shënoi një moment historik të zymtë të enjten, duke regjistruar më shumë se 1 milion raste të konfirmuara të koronavirusit që ka përfshirë globin në më pak se pesë muaj.
Bota vazhdon të mbrohet me sa mundet përballë armikut të padukshëm, ndërkohë që shifra 1 milion të infektuar me ÇOVID-19, ka mbetur pas, edhe pse ka shkëndija shprese pasi ilaçet egzistuse në pritje të vaksinës kanë kthyer në jetë disa mijëra të sëmurë që ishin në gjendje kritike. Shifra e të shëruarëve në mbarë Botën shënon 212,018. Numrin më të madh të të infektuarëve në 24 orët e fundit e ka pasë SHBA me 29.430 persona, Spanja me 7,947, Italia 4,668, ndërkohë që më shumë të vdekur ka pasë Franca që për 24 orë numëroi 1,355 viktima, SHBA me 968, Spanja 961, Italia 760 etj.
Në SHBA New Yorku sërish ka mazhorancën e shifrave si për numrin e të infektuarëve ashtu edhe për numrin e viktimave për 24 orë. Tashëm shteti i New York-ut numëron 93,053 të infektuar në total, me + 9,152 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, me 319 të vdekur duke e çuar numrin total në 2,538, më pas renditet New Jersey me + 3,335 të infektuar të rinj, duke e çuar numrin e të infektuarëve në 25,590, me 182 të vdekur për 24 orë, më pas renditen California me 24 të vdekur në 24 orët e fundit , Michigani me 80 të vdekur në 24 orë, , Loiusiana me 37 viktima, Florida me 32 viktima në 24 orët e fundit etj…
Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo ka dhënë alarmin për mungesë ventialatorësh. Ai tha se New Yorku ka rreth 6 ditë rezerva për të parballuar betejën. Cuomo paralajmëroi se nëse rritja e numrit të njerëzve që vijnë në spitale shtohet, dhe natyrisht kanë nevojë për respiratorë, pas gjashtë ditësh ne dorëzohemi, nuk do të kemi me se t’i ndihmojmë..
Amerika vazhdon të tronditet në këtë betejë dhe po ndjenë gabimine madh që ka bërë duke lejuar vetilatorët dhe pajisjet e tjera të eksportoheshin para shfaqjes së krizës. Më shumë se 1.000 njerëz patën vdekur gjatë ditës së Mërkurë, por gati dhe kaq u raportua në mbrëmjen e vonë të së enjtes. Presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e shëndetësisë federale parashikuan një periudhë “shumë të dhimbshme” në luftën kundër coronavirusit dhe vijushmëria e 48 orëve të fundit po e vërtetëton parashikimin. Ditë më të vështira priten me pikën kulmore që mendohet se vjen rreth 15 prillit.
Kur Bota numëronte 1 milionshin e të infektuarëve, SHBA mbante record me ¼ e shifrës botërore.Papunësia po rritet në progresion gjeometrik. Brenda javës u dyfishuan shifrat; nga 3,3 milion në 6,6 milionë të papunë me tendencë rritje. Kriza ekonomike po thellohet. Njerëzit po rrinë të mbyllur në shtëpi, ndërkohë që presin ndihmat e qeverisë. Nga ana e tij Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin deklaroi se shumë amerikanë do ta marrin ndihmën – stimul deri në 1.200 dollarë,që do të depozitohen në llogaritë e tyre bankare për rreth dy javë. Për ata pa depozitë të drejtpërdrejtë, Mnuchin premtoi se së shpejti do të kenë mundësi edhe ata ti marrin.
Ky njoftim përgënjeshtroi deklaratat e demokratëve që paralajmëruan se disa amerikanë do t’u duhet të prisnin deri në 20 javë para se të merrnin ndihmat e akorduara nga qeveria federale.
-“Shpejt, javë, jo muaj”, tha Mnuchin për paratë që po priten.
Presidenti Donald Trump ka testuar negativ për koronavirusin për herë të dytë. Duke folur të enjten në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se ai e mori testin më herët gjatë ditës dhe rezultatet dolën brenda 15 minutave.Një test i mëparshëm u krye tre javë më parë pasi një zyrtar Brazilian, që u takua me Trump në Florida, kishte dale pozitiv.
Pergatiti:Dalip Greca