Në Rinas nuk janë vjedhur thjeshtë disa milion dollarë. Në Rinas ka rënë siguria kombëtare e Republikës së Shqipërisë. Dhe ka marrë një goditje fatale besimi i partnerëve tek ne. Një ngjarje që me siguri do ngelet sërish pa përgjegjës, si gjithnjë në një vend ku ndëshkohet me të drejtë një shitës që shet pa kupon tatimor dhe falen pa të drejtë dhe në mënyrë flagrante zyrtarë që janë përgjegjës për humbjen e milionave dhe cënimin e sigurisë së vendit.