Sot ishte një ditë e ngarkuar me tre çështje gjyqësore që regjimi ka vendosur për të goditur opozitën në të gjitha frontet e saj dhe sidomos liderin e opozitës.

Ishte thirrja e çështjes ‘Gërdeci’ në mëngjes për Shkëlzen Berishën, pastaj dhënia e vendimit të gjykatës së lartë mbi vendimin e apelit të 3 marsit e cila nuk dha dot një përgjigje përfundimtare që ai ngërc 2-vjeçarë të mbarojë dhe të hapet rruga drejt legjimitetit të shumicës së opozitës dhe çështja e tretë për masën e sigurisë së liderit tonë të opozitës u shtye përsëri për nesër.

Pra e gjitha është shumë e qartë dhe e kuptueshme, drejtësia në të gjitha nivelet e saj si tek ‘Gjykata e Krimeve’ si te ‘Gjykata e Korrupsionit’, e Lartë apo e Apelit ngelet në duart e Edi Ramës.

Prandaj populli opozitar dhe të gjithë njerëzit që e quajnë veten të lirë në këtë vend nuk duhet të reshtin së ‘luftuari’ dhe duhet të ngrihemi kundër këtij regjimi.

Nuk ka asgjë të re pasi gjendja jonë u mor si një lloj euforie, pra sikur u mor vula apo u legjitimua oragnet e PD.  Organet e PD legjitimohen vetëm nga mbështetja dhe sprovat elektorale që duhet të kalojë, por legjimi i Edi Ramës patjetër që loz ping-pong që ai të përfitojë zgjedheje pas zgjedhjesh.

Ne do të vazhdojmë rezistencën derisa të marrim 100% vulën tonë dhe të regjistohet si kryetar i Partisë Demokratike ai që vetë demokratët kanë zgjedhur, Sali Berisha.