Ekonomia shqiptare është në një situatë të ngjashme me piramidat e vitit 1997, shteti është në prag falimenti. Shqiperia nuk do të marrë miratim për hapje negociatash me 18 tetor, ndryshe nga Maqedonia që ka bërë detyrat e shtëpisë. Ajo nuk ka përmbushur detyrimet e BE dhe mënyra e qeverisjes dhe sjelljes me ligjin e Ramës nuk premton asgjë për këtë datë.
Martin Henze këshilltar i CDU, njëherësh i kujton kryeministerit se ai e di mirë kush është Henze. Mustafa është emri i vërtetë i Ramës pasi emri Edvin është thjesht një emër artistik thotë këshilltari gjerman.
Henze paralajmëron se Shqipëria rrezikon së shpejti të mos ketë aftësi paguese për rrogat e administratës, kjo do të sjellë një katastrofe ekonomike dhe përgjegës kryesor është Kryeministri që ka hapur shtegun e një narkoshteti.
Sipas Henze, mbështetje lideri opozitës Lulzim Basha po merr nga Berlini dhe në projektin e tij për luftuar pasurinë e paligjshme për të gjurmuar llogaritë e fshehura dhe për të ndëshkuar aferat korruptive.
Kjo qevveri ka rënë, pohon këshilltari i kristiandemokratëve gjermanë dhe vendi do të qeveriset nga një forcë tjetër që pas qeverisë tranzitore do të dalë prej zgjedhjeve të reja parlamentare dhe vendore.