Berisha: Kjo është një përpjekje e dështuar e një tradhtari i kombit shqiptarit, për të veshur petkun e atdhetarit, pasi është i damkosur nga çdo shqiptar që në 6 vite bëri gjithçka kundër Kosovës. Tani përpiqet me lotët e krokodilit me komunikimin e aktakuzës për Thaçit dhe Veselit, ky përpiqet të kalojë ylberin dhe të dalë krejt tjetër.Ai mendon s’mund t’i ndihmojë, por Kosovën nuk e ndihmon dot. Ai shtoi se Rama ka sulmuar liderat në Kosovë me gjuhë halabake pasi nuk pranuan skemat e Beogradit.Berisha: Unë jam kosovar dhe nuk do të kursehesha për ta ndihmuar, por dëmi më i madh do t’i bëhet nëse Tirana do të paraqiste lidershipin e Kosovës jo përfaqësues dhe vasalë të Tiranës, që ata s’janë. Të bashkohet në projektin e ndarjes së Kosovës dhe kufijve. Nuk ka lider në Kosovë që nuk është anetamuar me gjuhë halabaku nga Rama.Asnjë lider i Kosovës nuk ka fyer lidera të Shqipërisë. Ky i ofendoi sepse nuk pranuan skemat e Beogradit që servirte Rama. Rama ka bërë një luftë të ftohtë me Prishtinën. Ai organizoi samitin në Tiranë me Vuçiçin dhe Zaevin, duke sulmuar Kosovën dhe kryeministrin e Kosovës, sepse nuk pranonin mini-Jugosllavinë e re