Ish-kryeministri dhe lideri historik demokrat, Sali Berisha, gjatë foltores në Elbasan, u shpreh se Basha në 2017 vrau bashkëpunëtorët e tij.

Berisha tha se e kishte paralajmëruar, por ai kishte axhendë të lartësonte veten.

Unë e kam mbështetur në mënyrë absolute duke i thënë atij privatisht gjithçka dhe i kam të dokumentuara se nuk jam njeri spontan

Por publikisht e kam mbështetur fuqimisht me shpresën se do ecim drejt fitores. Por ai kishte axhendë tjetër, që të lartësonte veten. Por nuk mund të lartësohesh me atë që bëri në vitin 2017, kur doli në pusi dhe vrau bashkëpunëtorët e tij.

Gabimi im i madh është se në vitin 2017 nuk e ndërmora aksionin që mora tani, dhe ju siguroj se do ishim në pushtet tani. Do kishim hapur negociatat.

Ju garantoj se do bëj gjithçka që të rikthej vlerat”, tha Berisha.