Sali Berisha, në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë konferencës së shtypit, vetëm pak orë para se GJKKO të japë vendimin për ashpërsimin ose jo të masës së sigurisë ndaj tij, kërkuar nga prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë, – nënvizoi Berisha. – Po pse më ka pëlqyer ajo kërkesë?! Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër dy gjëra. Së pari, se cili është Edi Rama. Bastard, pasardhës i një xhelati që në pamje ishte intelektual, ishte artist, por që firmoste varjen e poetit vetëm për fjalën e lirë. Për fjalën e lirë se këtë kishte Havzi Nela. Ai përpiqej të inspironte të tjerët me parimet e lirisë. Në këtë aspekt, askush më shumë se unë nuk e ka përdorur këtë akuzë kundër Edi Ramës.

Në qoftë se Edi Rama do e kishte denoncuar këtë akt, Sali Berisha kurrë nuk do ia kishte përmendur. Pse?! – Sepse thellë në bindjen time, ti nuk mund të mbash përgjegjës djalin për të atin dhe është shumë e padrejtë që djali ka të drejtë të jetë ai që do të jetë. Por, gjersa ky nuk e ka denoncuar një herë të vetme, përkundrazi edhe më keq tha se është pak e dyshimtë ajo firma, i tregon se ka firma ai i ati i tij xhelat, në pamje të parë burrë i pashëm, elegant dhe i kulturuar, me kulturë terroriste.

Ai ka firma në raste të tjera, po këtij i takonte se ky ishte poet, ky mund të thoshte aty që t’i falnim jetën, por nuk e bëri. Disa anëtarë të Presidiumit Popullor nuk kanë firmosur. Dhe Edi Rama para dy vitesh tha se ajo firmë nuk e di nëse është origjinale, pra nuk u distancua.

Arsyeja e dytë që mua më ka pëlqyer, se kjo del pak paradoks, se është dëshmi e tmerrit që ka ai nga unë. Kjo më pëlqen, të jem i sinqertë. Unë nuk them se kam pasur qëllim tmerrin, unë kam për qëllim betejën. Kështu që përbën një arritje reale të opozitës shqiptare me këtë akt. Pastaj, se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do ta provojë. Presim… Aq më tepër kur zëdhënësi i tyre bëhet ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, i cili jeton në atë kohë, prandaj e mban Rama në kundërshtim me ligjin.”

“Do të doja njerëzisht t’u kërkoja diçka, – tha më tej lideri i opozitës. – Nëse ktheheni mbrapa, unë në dy vite kam denoncuar në mënyrën më të fuqishme kriminalizimin e Skapit me elementë kriminalë të lidhur me krimin.  Unë do e bëja këtë se nuk ka më të tmerrshme se mitet që ngrihen mbi plehun. Nuk ka asgjë më të tmerrshme për një komb, Dhe kultet dhe mitet janë pushtimi i vërtetë.

Ju garantoj, e them dhe e kam thënë, jam njeriu me respektin më të madh dhe më të padiskutueshëm për atë që zbaton ligjin. Por nuk mund të pranoj kurrë që institucioni i akuzës, që siç e tha Edi Rama, paguhet më shumë se presidentët, të mbushet me bashkëpunëtorë krimi.

Nuk mund të pranoj kurrë se unë nuk kam sulmuar kurrë pa fakte. Emrin e Sali Berishës si person në hetim, Skapi i partisë e ka regjistruar vetëm me datën 2 tetor.  Hetimin për klubin Partizani e kanë pasur si çështje dhe jo me personat, por emri im dhe i Jamarbër Malltezit është regjistruar si person nën hetim vetëm me datën 2 tetor.

Sali Berisha ka 2, 3 vjet dhe do të vazhdojë pa lëkundje kundër krimeve që Skapi kryen me hetimin e dosjeve, kundër pranisë së kriminelëve në Skap. Dhe ju them këtu se do ketë protesta të fuqishme. Pse?! Absolutisht jo për Sali Berishën, kurrë. Por protesta se ata shkelmojnë në mënyrën më të paimagjinueshme interesat e vendit.

Çfarë do të thotë kjo, të zëvendësosh me Taulant Tushën dhe atë Simixhiun, Erion Veliajn dhe Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe Artur Metanin? Kujt ia shet ai këto? Sa paguhen ata për të bërë këtë? Çfarë urdhri zbatojnë?

Nuk sulmoj unë një njeri që zbaton ligji, kurrë. Por sulmoj një njeri që shkelmon ligjin, që vret të drejtën në selinë e tij aty dhe bëhet një mercenar politik. Dhe janë me dhjetëra e qindra deklarata të mia para tetorit. Arrestimi i Sali Berishës është tmerri i Edi Ramës dhe porosi e Edi Ramës.”