Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën, sa ky i fundit do të jetë kryeministër.

Nuk mund të negociohet me shkaktarin e situatës. Do të duhet të largohet shkaktari i situatës Edi Rama dhe, më pas, vendi do të shkojë dretj zgjidhjes, që i japin fund krizës politike apo institucionale, por negociata me Edi Ramën sa kohë ky është kryeministër i Shqipërisë, nuk ka për të patur

Sot, presidenti i Republikës është i vetmi garant i kushtetutës që është funksional. Të gjitha institucionet e tjera që garantojnë funksionimin e shteitt të së drejtës, kanë rënë. Roli i presidentit në këtë situatë është i domosdoshëm në mbrotjtje të kushtetutës dhe parimeve kushtetuese.