Sic pritej, Raporti i ODIHR tregoi se Edi Rama nuk arrin të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme edhe kur vetë i administron, vetëm garon e vetë numëron. Për pasojë uzurpimi i pushtetit vendor, nuk është zgjedhje e lirë e qytetarëve.
Për të realizuar votimet moniste, Edi Rama u mbështet nga një KQZ e ndikuar politikisht, që ligjin e interpretoi sipas urdhërave që mori, me injorimin e dekretit të Presidentit, me regjistrimin e partive fasadë të qeverisë, me refuzimin e komisionerëve të opozitës, e zëvendësimin e tyre me ata të Edi Ramës. Presioni ndaj punonjësve të administratës për të marrë pjesë në votime, firmat e njëjta për zgjedhës të ndryshëm apo persona që hapur orientonin votimin, loja me përqindjen e pjesëmarrjes, që u vulos nga KQZ, janë panorama skandaloze që Raporti i ODIHR dëshmon gjatë monitorimit të vëzhguesve të misionit në votimet moniste. Raporti evidenton mungesën e Gjykatës Kushtetuese, e frikën nga vettingu të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, si realiteti ku e drejta nuk gjendet dot askund nën rregjimin e Edi Ramës.
Lista e gjatë e rekomandimeve të OSBE-ODIHR pas votimeve moniste, tregon se Edi Rama i imponoi vendit standardet e diktaturës, e se me një kryeministër të tillë, Shqipëria vecse kthehet pas. Zgjedhjet e lira e të ndershme, sa më parë, janë mënyra e vetme që vendi të clirohet nga ky rregjim kriminel e hajdut!