Fushata elektorale në Shqipëri është ndezur “zjarr” për zgjedhjet e 25 prillit. Cfarë nuk kemi parë e cfarë nuk kemi dëgjuar këto ditë, për “hijeshinë” që ajo po na përciellë në media.
Kryeministri ynë fort i nderuar Edi Rama, ka thënë (madje ka spieguar me duar, këmbë, figuar, e incizime) se:
-Në qoftë se nuk i jepni votën PS-së për mandatin e tretë dhe të katërt, vaksinat e koronavirusit harrojeni. Të djathtës nuk i jep asnjeri asnjë dozë të vetme.
Në që se nuk votoni për PS-në , ndërtimet për shkolla, shtëpi e palate (për eleminimin e pasojave të tërmetit) ndërpriten.
Nuk do të ketë më spitale e institucione për kryerjen e shërbimeve shëndetsore, se ata të djathtët nuk janë në gjendje të sigurojë personel, ilace, hapsira spitalore e menaxhim.
Nuk do të ketë ngritje të pagave e pensioneve për katër vitet e ardhëshme, se ata të djathtët, shohin ëndrra me sy hapur për mbledhje fondesh publike e taksa, hapje vendesh të reja pune e sjellje të biznesmenëve të huaj.
Ne ju kemi premtuar ujë të pishëm 24 orë pa ndërprerje, por në se nuk na votoni ne, harrojeni ujin se edhe gurmazin nuk do ta lagni dot.
Kam tetë vite që ju them se fajin e ka Saliu, por ju nuk po e kuptoni akoma. Ai së bashku me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin e kanë “lidhur, burgosur e të marrë peng” Lulzim Bashën.
Madje Lulzim Basha ka bërë edhe një krim të shëmtuar electoral e kombëtarë se i mblodhi njerzit në Sheshin Nënë Tëreza, në Shkodër, Korcë, Fier, Elbasan e më gjërë duke përhapur koronavirusin.
Qyteti më i pistë në Shqipëri është Shkodra se e drejtojnë ata të së djathtës , kurse pjesa tjetër e Shqipërisë lulëzon nga menaxhimi i së majtës.
Shihni të listuarit për deputetë. Ata tanët janë figura të reja e të ndërruara më shumë se katër herë në tetë vite, kurse të së djathtës xhaketat e vjetra të lodhura e të konsumuara nga koha e rakija.
Taksa e sheshtë prej nëntë përqind e së djathtës, është një idiotësi në raportë me atë progressive që ne kemi aplikuar. Borxhi publik vërtetë po shkon afër nëntëdhjetë përqindshit, por ne kemi strategji të qartë për ta zvogluar në mandatin e ardhshëm.
Do të kishin bërë realizime marramendëse në ekonomi, arsim, kulturë, biznes, bujqësi, turizëm etj, po të mos kishim patur nëpër këmbë një opozitë qesharake, si kjo e jona, të paaftë e deri anti kombëtare.
Marrë parasyshë këto e shumë e shumë të tjera, që kanë të bëjnë me varfërinë, emigrimin e rinisë, zbrazjen e fshatit etj, mendoj se Edi Rama ka të drejtë dhe duhet ti mundësohet atij dhe stafit që ai drejton edhe mandati i gjashtë.
Qefe qefe kjo dynja, qefi qefit nuk i ngjanë. Rrofsh o një prillë që na je bërë 365 ditësh jo vetëm në vitet zgjedhore por përditë. Tung.
ASLLAN BUSHATI
Asllan Bushati: PËR 1 PRILLIN
