Ish-ministrja tha se në të njëjtën mënyrë si ajo, mendojnë edhe të tjerë anëtarë të PS-së, pasi theksoi se tashmë shteti drejtohet nga figura që i shërbyen komunizmit.
Ka ende njerëz në PS që mendojnë se PS mund të reformohet. Ka mjaft anëtarë të Partisë Socialsite që kanë këtë shqetësimin që kam dhe unë. Unë kam pasur kontakte me një grup të madh të rinjsh, kemi bërë një bisedë për marrëdhëniet rajonale, dhe pas këtij takimi me shumë të rinj biseduam, që ishin të majtë, por që nuk përfaqësohen.
E njëjta gjë është dhe me gratë. PS është një vlerë kombëtare. Ka kaluar dy opozita, ka kaluar një mandat dy vjeçar në qeverisje. Këto rekorde duhen çbërë tashmë. Kemi një autoritarizëm, vetëm kryeministri po rrëshket. Nuk ruan më tiparet e një force të së majtës”, deklaroi Dade në emisionin “Arena” të Dritan Hilës