Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka mohuar pak minuta më parë në adresë e saj twitter një lajm që ka qarkulluar në media. Duke përcjellë linkun e medias, i cili i përket Agjencisë Telegrafike Shqipëritare, ambasadorja pohon se deklaratag aty në emër të saj janë të pavërteta.
Nga ana e saj kjo media, e cila presupozon të ketë lajme me korrektesë dhe profesionalizëm, pasi është agjenci shetetërore telegrafike, drejtohet nga ish-zëdhënesja e Ramës në PS.
ATSH i ka vënë në gojë ambasadores lëvdata për qeverinë Rama që ajo as nuk i ka thënë. “Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta” thuhet në lajmin e ATSH, të cilin ambasadorja e ka përgënjështruar.
